Pamje apokaliptike, kodra “shkrihet” në pak sekonda në Indi, merr me vete...

Pamje apokaliptike, kodra “shkrihet” në pak sekonda në Indi, merr me vete rrugë e makina (VIDEO)

332
0

Rrëshqitje dherash janë regjistruar në veri të Indisë, më konkretisht në rajonin Sirmaura.

Sipas mediave të huaja, rrëshqitja e dherave stimuluar nga shirat e vazhdueshme kanë bërë që një kodër malore të “shkrihet” në pak sekonda, e merr me vete një rrugë e disa makina që ndodheshin mbi të.

Banorët e zonës kanë filmuar të gjithë këtë moment, ndërsa për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima. Vlen të përmendet se India është goditur nga mot të rënduar me temperatura relativisht të ulëta dhe shira të rrëmbyeshme.

Këto fenomene atmosferike janë të shpeshta në Indi, duke nisur nga muaji qershor e deri në shtator.
https://twitter.com/i/status/1421049981415342080