Pak orë nga protesta, policia humb qetësinë, arreston qytetarin tek kryeministria…vuri flamurin...

Pak orë nga protesta, policia humb qetësinë, arreston qytetarin tek kryeministria…vuri flamurin kombëtar tek kangjellat

373
0

I veshur me jelek të verdhë, protestuesi kishte vënë tre tabela përpara kryeministrisë dhe nuk po bënte asnjë gjest të jashtëligjshëm.

Policia ka arrestuar ditën e sotme një protestues që në një mënyrë mjaft paqësore kërkoi ditën e sotme largimin e qeverisë Rama.

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al qytetari i veshur me jelek të verdhë kishte vënë një flamur kombëtar dhe tre tabela tek kangjellat përpara kryeministrisë dhe nuk po bënte asnjë gjest të jashtëligjshëm.

Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”, “miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”, shkruhet në parrullat e vendosura nga qytetari.

Në pamje shihet teksa 7-8 policë mblidhen rreth tij dhe ja heqin tabelat me shumë nervozizëm.