Pak orë nga protesta, Basha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë

Pak orë nga protesta, Basha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë

427
0

Pak orë nga protesta e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve. Basha me anë të një postimi në faqen e tij, ka bërë thirrje që të bashkohen në protestën e sotme në orën 20:00 në Tiranë.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

Kjo është protesta e radhës kombëtare, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, për të cilat opozita është shprehur se nuk i njeh.