Opozita proteston në orën 18:30, policia blindon institucionet

Opozita proteston në orën 18:30, policia blindon institucionet

507
0

Sot në orën 18:30 opozita do të zhvillojë protestën e saj të katërt të madhe, që pas dorëzimit të mandateve parlamentare. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për tubimin që do të mbahet përpara godinës së kryeministrisë.

 

Mësohet se prej mbrëmjes së ditës së premte, efektivët e Tiranës kanë kaluar në gatishmëri, ndërsa në terren sot do të jenë 1,200 policë, duke përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

 

Gjithashtu, do të sigurohet me forca policie edhe godina e Parlamentit, duke qenë se në të shkuarën protestuesit janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit në zonën përreth Parlamentit.

 

Ndërkohë, nga opozita nuk është publikuar ende një plan se çfarë do të ndodhë në protestën e sotme./