Opinion/ Deputeti Maliqi, gazetarit Peza : O hajdut, emërimet në burgun e...

Opinion/ Deputeti Maliqi, gazetarit Peza : O hajdut, emërimet në burgun e Peqinit …

446
0

Deputeti Lefter Maliqi në një lidhje direkte me studion e emisionit “Open” është përplasur ashpër me gazetarin Alfred Peza.

Peza e pyeti nëse do të japë dorëheqjen siç ka deklaruar pasi zgjedhjet do të zhvillohen.

Maliqi iu përgjigj, duke thënë se në 30 Qetrshor nuk do të ketë zgjedhje sepse ato nuk do të njihen.

Ndërkohë që Peza iu përgjigj duke i thënë se nuk i mbante premtimet.

Kjo gjë e ka acaruar deputetin Maliqi i cili zbuloi një skandal kur Peza ishte deputet.

Sipas Maliqit, të gjitha emërimet në burgun e Peqinit janë bërë prej tij.

Jo po si puna jote në Peqin se të njohim mirë ne ty. Të gjithë emërimet në burgun e Peqinit ti i kë bërë po lëre se e dimë të gjithë këtë. Ti je hajdut se je akuzuar për këtë ke vjedhur. Më tregon mua premtimet ti”,-tha Maliqi.

Kujtojmë se Maliqi ka qenë zv.drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së burgjeve.