Operacioni nga toka, ajri e deti, policia greke sekuestrohen 1 ton kanabis...

Operacioni nga toka, ajri e deti, policia greke sekuestrohen 1 ton kanabis në ishullin e vogël

341
0

Policia greke vijon operacionin nga ajri, deti e toka kundër trafikut të drogës. Mësohet se deri tani policia ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit. Droga ishte e fshehur në një shpellë në brendësi.

Më herët mediat greke raportuan se drejt ishullit Skopelou në zonën e Sporadhës u nisën forca ajrore dhe njësia amfibe e policisë greke. Dyshohet se në ishull veç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.

 

Shperndaje