Olta Gixhari e ka gjetur babain e fëmijëve! Tregon planet për martesë

Olta Gixhari e ka gjetur babain e fëmijëve! Tregon planet për martesë

347
0

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari, para pak kohësh pranoi publikisht se është në një lidhje dhe se bashkëjeton me partnerin. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku ka treguar detaje të reja.

Ajo ka treguar planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë.

“E keni gjetur fatlumin?”, është pyetur aktorja nga Alketa Vejsiu dhe ka pohuar.

Më pas Alketa ka vënë re unazën në dorën e saj dhe e ka pyetur nëse është nga partneri. “Pak a shumë, në ato ujëra jemi”, u përgjigj Olta, duke treguar se ajo dhe partneri po mendojnë të martohen.