Obama pranon ekzistencën e objekteve të paidentifikuara ajrore: Kur vjen puna tek...

Obama pranon ekzistencën e objekteve të paidentifikuara ajrore: Kur vjen puna tek alienët, ka disa gjëra që nuk mund t’i them

383
0

Ish-Presidenti Barack Obama pranoi se ka parë pamjet e disa objekteve ajrore të paidentifikuara që sfidojnë shpjegimin racional.

 

“Ne nuk mund të shpjegojmë se si ata lëvizin, trajektoren e tyre. Nuk kishin një model lehtësisht të shpjegueshëm. Kur vjen puna tek alienët, ka disa gjëra që nuk mund t’i them në transmetim”, u shpreh ai në The Late Late Show me James Cordon.

 

Obama shtoi se ai ishte kurioz të mësonte rreth sekreteve të qeverisë amerikane mbi UFO-t kur mori drejtimin e vendit në vitin. 2008

 

“Isha duke pyetur: Në rregull, a ka ndonjë laborator ku po mbajmë ekzemplarët e huaj dhe anijet kozmike? Dhe përgjigjja ishte që jo”, tha ai.

 

Komentet e tij vijnë pasi javën e kaluar, një video e Pentagonit, që mendohet se është e vitit 2019, tregoi një objekt të paidentifikuar që fluturon mbi San Diego (SHBA).

 

Duke komentuar këtë video për CNN, Sean Cahil, ish-shefi i armatimeve në Marinë, u shpreh: “Bëhet fjalë për Tic Tac-un. Nga ajo që shihet, duket që arsenali i UFO-ve është 1000 herë më i avancuar se arsenali ynë”.

Në muajin prill, incidenti Tic Tac ishte një nga 3 videot e publikuara nga Pentagoni që tregonte “fenomene ajrore të pashpjegueshme” të xhiruara nga Marina. Të paktën 6 pilotë panë një objekt misterioz që fluturonte mbi Paqësor, pranë Meksikës, në 14 nëntor 2004. Mënyra se si lëvizte çoi në spekulime se ishte UFO dhe që nga ajo kohë është konsideruar si prova kryesore për ata që besojnë te jashtëtokësorët.