Banorët e Mirditës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për rrugën e prishur.
Një numër jo shumë i madh banorësh kanë dalë në rrugë duke bllokuar njërin krah të saj.
Ndërkohë në rrugën ku po protestojnë banorët e Mirditës kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë.
Banorët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë rregullimin sa më parë të rrugës.
‘Nuk kemi dalë për karagjoza këtu’, dëgjohet të thotë një prej protestuesve.