Nuk kanë marrë pagat, futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

Nuk kanë marrë pagat, futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

367
0

Futbollistët e ekipit të Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së sotme, pasi nuk kanë marrë pagën e muajit të kaluar.

Mësohet se lojtarët dolën në fushën e stërvitjes, ku qëndruan të ulur duke mos pranuar të zhvillonin seancën stërvitore.

Skuadra e Kukësit, e drejtuar nga Skënder Gega, e ka nisur dobët kampionatin, pasi ka humbur dy ndeshjet e para. Ndërkohë që rrogat e padhëna si edhe protesta rrezikojnë të ndikojnë në ecurinë e saj