“Nuk ka qenë Eno”, Iris Luarasi tregon kur e ka dhënë puthjen...

“Nuk ka qenë Eno”, Iris Luarasi tregon kur e ka dhënë puthjen e parë, publiku u befasua

307
0

Pedagodia Iris Luarasi ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku u improvizua një klasë mësimi dhe studentët e zysh Irisit ishin pikërisht pjesëtarët e skuadrës së kuqe ku dhe ajo bënte pjesë.

 

Ndryshe nga ato orët normale të mësimit ku pedagogu pyet dhe studentët përgjigjen, këtë herë në lojën e organizuar për të, ishin vet “studentët” që pyesnin dhe zysh Irisi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të tyre.

 

Në një nga pyetjet ishte se kur e ka dhënë puthjen e saj të parë, zysh Irisi na habiti me përgjigjen e saj duke pranuar se në fakt puthja e parë ka ndodhur me dikë tjetër e jo me bashkëshortin e saj Eno.

 

Gjithsesi ajo nuk na zbuloi personin të cilit ja ka dhuruar këtë puthje, por na tregoi vetëm se periudha që ka ndodhur ka qenë kur zysh Irisi ishte në fund të gjimnazit.

 

“Ka ndodhur në fund të gjimnazit, jo nuk ishte Eno”, tha Irisi, ndërkohë që për lidhjen me bashkëshortin e saj tregoi se kishte qenë e para ajo që e kishte propozuar.