“Nuk e kam luksin për të qenë e dobët”, Dojna zbulon si...

“Nuk e kam luksin për të qenë e dobët”, Dojna zbulon si po ia del të ecë përpara pas vdekjes së babait

466
0

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes. P.s: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, me siguri Dojna Mema nuk e kishte çuar kurrë në mend që do të duhej t’i shkruante këto fjalë në Instagram-in e saj, lexoni Ndahet nga jeta babai i moderatores së njohur. Nuk është kurrë e lehtë të pranosh humbjen e një njeriu të dashur, nuk je kurrë mjaftueshëm i,e rritur për t’u mësuar me mungesën e tij, e megjithatë bukuroshja e “Pop Culture” sfidoi dhimbjen dhe u shfaq shumë shpejt në ekran.

Gjatë daljeve në ekran, Dojna është munduar të qëndrojë sa më e fortë dhe kjo i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj, të cilët e kanë pyetur në InstaStory.

Dikush u bë kurioz të dinte si e përballon moderatorja dhimbjen, ndaj Dojna nuk e kurseu një përgjigje frymëzuese. “Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqëndrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta.”- është shprehur Dojna.