“Nuk dua të largohem kurrë”/ Dua Lipa po i shijon në maksimum...

“Nuk dua të largohem kurrë”/ Dua Lipa po i shijon në maksimum pushimet në Shqipëri

338
0

Dua Lipa duket se po kalon pushimet më të bukura në bregdetin shqiptar. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në llogarinë e saj në Isntagram foto dhe story nga qëndrimi në një resort në Ksamil, me të cilin duket se është dashuruar.

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram. Ndryshe nga disa ditë më parë ajo e ka shënuar edhe vendndodhjen, duke reaguar pas këshillave nga ndjekësit që i kërkonin t’i tregonte botës se ndodhej pikërisht në Shqipëri.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.