Noizy i përulet vetëm një gruaje

Noizy i përulet vetëm një gruaje

632
0

noizyyy-1470063132-6654482_1473488981-3639013

Ka startuar sezoni i ri i emisionit Zonë e Lirë në TV Klan.

I ftuari i parë ishte reperi Noizy, i cili iu përgjigj disa pyetjeve dhe sqaroi shumë pikëpyetje që e kishin rrethuar këtë verë.

Fillimisht, ai tregoi se në Dhjetor do të ringjitet në ring përballë Colin Wibly, në Zvicër për të zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në këtë lloj sporti. Sipas reperit, kjo do të jetë një ngjarje që do të transmetohet edhe në telvizion.

Nxitur nga teksti i bashkëpunimit me Encën, “Bow Down”, ai është pyetur nga Çani se kush është “King” dhe “Queen”, që përmenden në këngë, përgjigja e së cilit ishte se “King” është vetë Noizy, “Queen” është mamaja e tij, ndërsa Enca është princeshë. Moderatori i ka treguar reperite dhe një foto të tijën me vajzën, Leandrën dhe komenti i vetëm ishte: “E vetmja femër që i ulem në gjunjë”.

Në fund, Çani e ka ngacmuar Noizy-n lidhur me Ledrin dhe Dafina Zeqirin, duke I rikujtuar konfliktin që 29 vjeçari ka pasur me dy artistët kosovarë. Krijuesi I “Grande” është përgjigjur duke thënë që me Ledrin janë miq dhe çdo gjë ia kanë lënë të shkuarës, si dhe ka shtuar se Ledri ishte thjesht në grupin e gabuar./indeksonline/