Noizy ka zgjedhur eventin e ditës së enjte në Kosovë, për të folur për herë të parë për sherrin me “Babastars”. Reperi ka preferuar të japë një mesazh mbrëmjen e së enjtes, teksa triumfoi në “Zhurma Show”.
Ai ka folur edhe për përleshjen me djemtë e “Babastars” dhe është arsyetuar për atë që ka ndodhur, duke thënë se ai do që të jetë një shembull i mirë për fansat e tij, por ndonjëherë duhet të bëjë gjëra që s’janë të mira për të mbrojtur të afërmit. Ka mjaftuar kaq, që e gjithë salla ta duartrokasë këtë deklaratë. /albeu.com/