Nju Jork, “Jam i pafajshëm” thotë hakeri shqiptar, që shiti të dhënat...

Nju Jork, “Jam i pafajshëm” thotë hakeri shqiptar, që shiti të dhënat e 181 mijë kartave të kreditit. Ja websiti i tij

904
0

Credit-card-hacker

Nju Jork – Shqiptari  i akuzuar për shitjen e informacionit të kreditkartave të vjedhura s’e pranon fajin, shkruan New York Post, transmeton Syri.net.

Një hajdut që jepte e merrte informacione nga dhjetra mijë kredit-karta, u deklarua si i pafajshëm në gjyqin federal në Bruklin të hënën.

Xhevahir Ametovski, 29 vjeç nga Shqipëria, dyshohet se ka punuar me hakerat për të vjedhur të dhënat nga më shumë se 181 mijë karta. Më pas, ai i shiti ato në vitet 2010- 2014 në faqen e tij të sofistikuar në internet, Codeshop.su, thanë autoritetet, citon Syri.net.

Blerësit e informacionit të vjedhur e përdornin atë për të bërë blerjen online dhe tërheqje parash në dorë në bankomate duke koduar kartat boshe me ato të dhëna.

Disa të dhëna të grabitura përfshinin edhe informacione personale, si adresa e-mail, adresa faturash, numra telefoni dhe emrat e mbajtësve të llogarive.

Në maj, Ametovski u ekstradua nga Sllovenia, ku u arrestua në vitin 2014. Ai ishte i njohur në internet si “Xhevo”, “codeshop”, “sindrom” dhe “sindromx” thanë autoritetet.

Gjatë paraqitjes së tij të shkurtër në gjykatë, shqipfolësi u deklarua jo fajor me anë të avokatit të tij për një akt që e akuzonte atë për vjedhje të rëndë të identitetit, për  disponim të një pajisjeje për mashtrim dhe komplot./Syri,net