Blerjet direkt nga aplikacioni! Opsioni i ri i WhatsApp krijon lehtësira për...

Blerjet direkt nga aplikacioni! Opsioni i ri i WhatsApp krijon lehtësira për përdoruesit

287
0

Blerjet direkt nga aplikacioni! Opsioni i ri i WhatsApp krijon lehtësira për përdoruesit

WhatsApp ka prezantuar një opsion të quajtur Business Directory në Mbretërinë e Bashkuar, Indonezi, Meksikë, Kolumbi dhe Brazil.

 

Opsioni lejon përdoruesit të gjejnë menjëherë bizneset ekzistuese për një shërbim specifik apo të kërkojnë kompani të ndryshme sipas kategorisë. Të gjithë përdoruesit që janë regjistruar në WhatsApp Business do të shfaqen në udhëzues.

 

Kjo risi synon të ndihmojë përdoruesit të zbulojnë bizneset me lehtësi, të kryejnë blerjet nga direkt nga aplikacioni dhe ndërkohë të vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe.

 

Butonin mund ta gjeni duke klikuar në ikonën Message > Businesses > Discover. Më pas mund t’i shfletoni sipas kategorisë që ndahen në restorante, ushqimore, veshje apo të kërkoni emrin e një biznesi.

 

Gjithashtu mund të gjeni bizneset pranë jush nëpërmjet hartës./Burimi: Newsbytesapp.com