Njihuni me ushqimet që ka nevojë truri i njeriut

Njihuni me ushqimet që ka nevojë truri i njeriut

420
0

Sikurse lëkura dhe lukthi, edhe truri ka nevojë për ushqime specifike për t’u “ushqyer” dhe për të funksionuar në mënyrë efikase.

Truri i njeriut mund të kontrollojë çdo proces në organizëm. Ekzistojnë disa substanca kimikale marrin pjesë në funksionimin e këtyre procese. Me anë të disa ushqimeve, ju mund t’i përmirësoni funksionimin e këtyre substancave kimikale.

 

Disa nga përbërësit e ushqimeve, që janë shumë të mira për funksionimin e trurit janë: aminoacidet, glukoza, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët. Në të kundërtën mungesa e këtyre përbërsve në organizëm mund të ngadalësojë këto procese.

 

Këto janë ushqimet që e dëmtojnë trurin:

 

Ëmbëlsirat– Rrisin rezikun e demencës

 

Yndyrnat artificiale- Rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

 

 

Ushqimet e procesuara– Në përgjithësi janë të dëmshme për trurin dhe kujtesën.

 

Në anën tjetër, ushqimet që duhet konsumuar nëse dëshironi t’a përmirësoni funksionin e trurit janë:

 

Avokado– Përmban disa lloje të vitaminave dhe mineraleve, që njihen për efektin e tyre në funksionimin sa më të mirë të trurit.

 

Arrat– Përmbajnë një numër të madh të antioksidantëve, proteinave dhe omega 3.

 

Çokollata e zezë– Përmban antioksidantë që ndikojnë në përmirësimin e funksionit të memories.

 

Çaji i gjelbër– Përmirëson disa funksione të trurit dhe zvogëlon rrezikun e tumorit në tru.

 

Domatet– Përmbajnë një përbërës, që ka ndikim në parandalimin e infeksioneve dhe rritjen e qelizave nervore..