Njihuni me celularin e ri Samsung që po vjen në Shqipëri

Njihuni me celularin e ri Samsung që po vjen në Shqipëri

604
0

Vetëm pak javë më parë, Samsung Electronics prezantoi zyrtarisht modelin më të ri të celularëve, Galaxy A80, qw tashmë wshtw në dispozicion për blerje online dhe në tregje të caktuara. Galaxy A80 ofron risi kuptimplota me anë të një platforme të sigurtë: kamera e parë e trefishtë rrotulluese e Samsung dhe ekran i ri Infinity. Smartfoni i ri i Samsung do të jetë në shitje edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme, për 72000 Lek.

“Galaxy A80 është krijuar për Epokën of Live-it – një botë ku përdoruesit digjitalë po kapin çaste, i ndajnë ato dhe bashkëveprojnë me të tjerët në moment”, tha DJ Koh, president dhe CEO i IT & Komunikimit Mobile në Samsung Electronics. “Inovacionet më të fundit në kamera, dizajn dhe performancë të Galaxy A80 sjellin një eksperiencë të re mobile që i përshtatet nevojave të gjeneratës së sotme: gjithnjë “on” dhe gjithmonë të gatshëm”.

Për të parën herë për një pajisje Galaxy, Galaxy A80 është e pajisur me kamerën e trefishtë rrotulluese revolucionare të Samsung që ofron të njëjtën lente me cilësi të lartë, para dhe prapa, kështu që ju kurrë nuk do të bëni kompromis me  gjallërinë e videove dhe imazheve tuaja. Kudo që të jeni, duke ngjitur malin gjatë ditës apo duke shijuar ushqimin në rrugë natën, Galaxy A80 ju lejon të shkrepni foto të qarta dhe të ndritshme pa marrë parasysh kohën me kamerën kryesore 48MP. Tani, me Lentet Ultra të Gjera me kënd shikimi[1] 123 gradë, mund të siguroheni duke e ditur se mund të fotografoni lehtësisht ose të shkrepni dhe të shpërndani një live video të gjithçkaje që shihni.