Njeriu që di të investojë

Njeriu që di të investojë

901
0

 

Nga Bejdo Malo

 

Bisnesmeni më serioz dhe fjalë mbajtur. Kështu më thanë shumë miq të mi kur erdhi fjala për investimet në Shqipëri. Por këtë bindje ma perforcoi akoma më shumë ministri i Bujqësise zoti Bledi Cuci. Në një intervistë para disa ditesh ai me tha se: “Investimi më modern ne peshkimit në Shqipëri është investimi i Gjergj Lucës ne Labinot” . Pastaj diskutuam se si ky bisnesmen për gati 30 vjet është njeriu i fjalës së mbajtur. Dhe unë qe kam 30 vjet që e njof ketë bisnesmen them me bindje se Luca dhe tërë investimet e tij janë serioze.  Ai kudo që ka investuar ka lënë gjurmët  e tij si njeri serioz, punëtor, fjalë mbajtur dhe korrekt. Ai gjithmonë ka respektuar të punësuarit. Ka qenë shumë korrekt me të gjithë bashkëpuntorët. Në këto 30 vjet biznesi i tij ka punësuar me mijëra shqiptarë. Por ai e ka kthyer në një qytet Labinotin me investimin. Kur e shikon mbetesh pa fjalë. Milionat e hedhura kanë zgjidhur shumë probleme sociale. Jo vetëm për vendin ku e ka ndërtuar, por dhe zonën për rreth.  Vetëm të mos kesh sy dhe te mos jesh objektiv dhe i saktë te mos e vlerësosh ate që ka berë  Gjergj Luca. Mrekullohesh nga investimi i tij. Jo vetem në Labinot,  por   Dhe ne Tiranë e kudo. Sakrificën e ktij njeriu duhet ta vleresojë realisht edhe shteti edhe gazetarët por edhe ata qe ushqejnë famijet nga investimet e Gjergj Luces. Ne jemi te prirur të kapemi pas të keqes qe nuk ekziston dhe ti sulemi çdo bisnesmeni. Të verbuar nga politika anatemojmë çdo gjë të mirë. Por duhet të ndyshojnë gjerat.

Të flasim për ata që investojmë. Tu dalim në krah kur me të padrejtë  sulmohen. Luca si djali i legjendës se kinematografisë shqiptare është nje prej njerëzve seriozë që ne si media u detyrohemi shumë.

Shperndaje