Një verë e shkurtër e ‘dytë’ para dimrit të acartë; Ja kur...

Një verë e shkurtër e ‘dytë’ para dimrit të acartë; Ja kur priten uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut

315
0

Temperaturat e ditëve të fundit nuk kanë qenë normale për stinën e vjeshtës. Ndonëse jemi në gjysmë të muajit, vlera maksimale vijon të shënojë 28 gradë! Duket se po kalojmë një verë përpara dimrit, i cili thuhet se do të jetë shumë i ftohtë. (Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndihet pas muajit dhjetor)

 

Sipas sinoptikanëve edhe kjo javë do të jetë e ngrohtë dhe nuk parashikohen shtrëngata apo reshje shiu. Temperatura më e lartë pritet të kapë vlerën 29 gradë, ndërsa ajo minimale 13 gradë.

 

 

 

Megjithatë kjo verë e dytë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë pas prej të hënës më 21 tetor, territori i vendit tonë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të pësojnë ulje graduale ditë, pas dite. Megjithatë, temperaturat do mbeten të larta në krahasim me ato që karakterizojnë këtë stinë.