‘Një vajzë për t’u marrë shembull’, gazetari publikon foton e të resë...

‘Një vajzë për t’u marrë shembull’, gazetari publikon foton e të resë që shet libra në plazh: Ka zgjedhur të mos jetë skllave ofertash për në Drimadhes apo Ksamil…

475
0

Gazetari Granit Sokolaj, në llogarinë e tij në facebook ka publikuar foton e një vajze në plazh, e cila ndryshe nga shumica e të rinjve që shkojnë në bregdet për pushime, ka zgjedhur që të shesë libra.

 

“Një vajzë për t’u marrë shembull”, shkruan gazetari, i cili më tej shton se kjo vajzë ka zgjedhur të mos jetë skllave e ofertave të emigrantëve që vijnë nga Anglia apo Zvicra  për në Drimadhes, Jalë apo Ksamil.

 

Ky është një shembull mjaft i mirë për shumë të rinj shqiptarë, që postojnë foto duke ekspozuar luksin e shfrenuar, edhe pse ato para mund të mos jenë të ndershme.

 

“Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante. Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash”, shkruan gazetari Sokolaj.