Një takim mbreslënës me humanistin, biznesmenin dhe atdhetarin, shqiptaro-amerikanin Mhill Gjuraj

Një takim mbreslënës me humanistin, biznesmenin dhe atdhetarin, shqiptaro-amerikanin Mhill Gjuraj

1046
0

Nga Eglantina Alliaj

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”-kjo është një shrehje e të madhes Nënë Tereza, që më vjen ndërmend sa herë takoj njerëz të veçantë, të heshtur gjer në madhështi, sepse për këta njerëz tregon vet puna dhe suksesi i tyre ndër vite. I tillë është zoti Mhill Gjuraj, për kontributin dhe suksesin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kisha dëgjuar, kisha lexuar atë çfarë mediat kanë shkruar, por për fat të mirë arrita ta takoja edhe vet gjatë vizitës në Michigan me rastin e festave të nëntorit, ku unë bashkë me kolegë gazetarë qëndruam disa ditë. Për të takuar grupin e gazetarëve, zoti Gjuraj udhëtoi nga New Yorku drejt Detroitit.

 

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting

Takimi ynë me biznesmenin e njohur ishte sa miqësor, aq dhe i ngrohtë. Diskutime të shumta zunë vend në bisedën me zotin Mhill Gjuraj, ku interesi i tij për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare ishte i madh, ashtu sikur është dhe kontributi i tij për çështjen shqiptare.  Pas takimit prezantues me zotin Gjuraj, ne vazhduam të qëndrojmë me të, ku për respekt dhe nder të grupit të gazetarëve, ai na ftoi për një darkë në Greek Toun, në një nga zonat më të njohura në Detroit, por dhe më të frekuentuarat.

Image may contain: 12 people, including Tony Musolli, people smiling, people sitting and indoor

Kurioziteti ynë i madh për këtë njeri human, atdhetar dhe të suksesshëm në tokën amerikane, na bëri që pyetjet tona të mos mbaronin, ashtu sikur nuk po mbaronte as ajo darkë miqësore. Për të gjitha pyetjet tona, zoti Mhill Gjuraj e kishte një përgjigje, gjithmonë me fjalë pak, por të matura, duke biseduar shtruar, fjalë me peshë nga një njeri që sakrificat në vitet e emigrimit i ka kthyer tashmë në eksperiencë, maturi, sukses në biznesin e tij, por dhe në kontribut dhe humanizëm për shqiptarët dhe çështjet më të rëndësishme të tyre në histori. Ditën tjetër u ndamë me zotin Gjuraj, i cili do ti kthehej punës dhe jetës së tij. Nga takimi me këtë personalitet në fushën e biznesit, të humanzimit, por jo vetëm ne mësuam shumë gjëra. Njerëz të mëdhenj, që skaliten nga sakrificat, dhe suksesin e kanë pjesë të tyre, njerëz humanë, që për kombin dhe çështjet kombëtare nuk reshtin së dhëni kontribut. Ky ishte humanisti, biznesmeni dhe atdhetari, shqiptaro-amerikanin Mhill Gjuraj, që ne patëm fatin dhe privilegjin ta takonim. Faleminderit nga zemra zoti Gjuraj, për respektin dhe vlereësimin që na bëre ne grupit të gazetarëve të ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia në Amerikë. Nga ty mësuam shumë gjëra, por mbi të gjitha mësuam se respekti, vlera dhe humanizmi qëndron tek njerëz si ju!

Kontributi i tij në komunitetin shqiptar në Amerikë

Zoti Gjuraj  njihet në komunitetin shqiptar në Amerikë si njeri fisnik me shpirt njerëzor, biznesmen i suksesshëm, pjesëmarrës i shumë protestave antiserbe të organizuara në qendrat më të njohura të Amerikës. Mhill Gjuraj është atdhetar i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në përgjithësi. Ai dallohet si veprimtar i shquar dhe humanist i komunitetit shqiptar në Amerikë, i cili e tregoi veten në kohën kur atdheu i tij, Kosova, ishte shkatërruar nga okupatori serb. Njeri i edukuar me frymën e pagëzimit kombëtar, misionar i thjeshtë, njeri i aksionit dhe i sfidave, duke e ruajtur dinjitetin e shembujve të ndritshëm të atdhetarëve të kohës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë treguar suksese të jashtëzakonshme, pasi me punën dhe angazhimin e tyre dallohen nga komunitetet e tjera dhe kjo tregon se, pavarësisht ku jetojnë dhe veprojnë, dashuria e madhe për vendin e origjinës mbetet e pazëvendësueshme për shumë shqiptarë që jetojnë në “tokën e premtuar” apo përtej Oqeanit Atlantik.

Shqiptarët në këtë vend kanë arritur shumë suksese në shumë fusha, por sektori i patundshmërive është ai që shqiptarët i bënë më të dalluar se komunitetet e tjera që jetojnë në Amerikë. Jo rrallëherë thuhet se njerëzit e biznesit dhe të dijes janë dy shtylla të zhvillimit të kombit. Andaj, jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare, humanitare, fetare dhe sukseset në biznes kanë bërë që Mhill Gjuraj të jetë një shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm është figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm, me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare.

 

Mhill Gjuraj njihet në komunitetin shqiptar në Amerikë si njeri fisnik me shpirt njerëzor, biznesmen i suksesshëm, pjesëmarrës i shumë protestave antiserbe të organizuara në qendrat më të njohura të Amerikës. Mhill Gjuraj është atdhetar i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në përgjithësi. Ai dallohet si veprimtar i shquar dhe humanist i komunitetit shqiptar në Amerikë, i cili e tregoi veten në kohën kur atdheu i tij, Kosova, ishte shkatërruar nga okupatori serb. Njeri i edukuar me frymën e pagëzimit kombëtar, misionar i thjeshtë, njeri i aksionit dhe i sfidave, duke e ruajtur dinjitetin e shembujve të ndritshëm të atdhetarëve të kohës. Mhill Gjuraj është mbështetës i madh i lëvizjeve nacionale kudo në Amerikë, përfshirë edhe Fondin e Qeverisë së Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontribuues i jashtëzakonshëm financiar në fondin e trepërqindëshit dhe të atij “Vendlindja thërret”, për t’i dalë në ndihmë vendlindjes së tij dhe popullit shqiptar në atë kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e shumëvuajtur.

 

Kush është Mhill Gjuraj?

 

Me origjinë nga Iballja e Pukës, që nga viti 1887 i përndjekur nga turqit, u shpërngul në Kosovë për t’i humbur gjurmët e përndjekjes. Për këtë shkak ndërroi mbiemrin nga “Noka” në “Gjuraj” dhe qysh atëherë mban këtë mbiemër. Megjithatë, nuk është mbiemri vetëm ai që të cilëson patriot, por veprimtaria e tij atdhetare ndaj Kosovës. Humanizmi dhe atdhedashuria kanë bërë që familja Gjuraj të jetë e përndjekur vazhdimisht nga pushtimi serb, ku edhe jeta e tyre u bë e vështirë, andaj kjo familje vendosi ta marrë rrugën e migrimit. Në vitin 1972 Mhill Gjuraj bashkë me familje u largua nga Kosova drejt Italisë, fillimisht bashkë me babanë, nënën dhe shtatë fëmijët e tyre dhe qëndruan për rreth 16 muaj. Pasi u pajisën me dokumente italiane, në nëntor të vitit 1973 emigruan drejt Amerikës dhe në fillim u vendosën në Bronx të Nju Jorkut, ku qëndruan një kohë dhe më pas u vendosën në Stamford Connecticut, ku aty filloi punën në një restorant italian. Ai për gazetën “Epoka e re” ka treguar se pasi nuk fitonte shumë para, filloi edhe një punë të dytë, në të cilën punoi katër vjet, dhe më pas kishte blerë një shtëpi të cilën e riparoi dhe më vonë e shiti me një çmim të dyfishtë. Nga ky moment filloi të merret me këtë biznes me patundshmëri. Gjuraj ka thënë se me shumë sukses arriti këtu ku është, si një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Nju Jork. Më tutje, Gjuraj tregon se me bashkëshorten e tij, Agën, kanë katër fëmijë: dy djem dhe dy vajza.

Vajza e madhe quhet Linda, e cila mbaroi kolegjin dhe punoi ca kohë sekretare avokati, ndërsa tani ajo punon në zyrë me të atin, ku punojnë bashkë në biznesin e tij, kurse vajza e dytë është mësuese, ndërsa djali i madh Zefi punon për shtetin në Nju Jork si super revizor, kurse djali i dytë punon në Manhattan për një kompani rrobash italiane, i cili shkon në Itali, Francë e gjithandej në funksion të biznesit të kompanisë.

Kontributi i Mhill Gjurajt në aktivitetet e shumta kombëtare dhe fetare

 

Vlen të theksohet se Gjuraj njihet si njëri ndër kontribuuesit e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan për çështje të ndryshme kombëtare dhe fetare. Për këtë çështje ai thotë se kur kontribuoi për aktivitetet kombëtare apo fetare nuk ka pasur asnjë qëllim përftimi por, thjesht, e ka ndier obligim që të kontribuojë në shërbim të shoqërisë. “Populli ynë e ka pasur traditë ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Nëse të gjithë do të japim nga pak nga trasta jonë e bukës, siç bënin të parët tanë, sigurisht tani janë mundësitë më të mëdha këtu në Amerikë. Vërtet shumë gjëra do të jenë më në rregull. Dhënia e këtyre kontributeve është thjesht dëshirë dhe kënaqësi për të ndihmuar, për të bërë diçka që i shërben komunitetit, shoqërisë dhe kombit”, ka thënë ai.

 

Në mënyrë modeste Gjuraj ka përmendur vetëm një pjesë të kontributit të tij për çështjet fetare, duke përmendur kështu një sponsorizim prej 8 000 dollarësh në fillimin e punimeve, kurse shumën prej 20 000 dollarësh në vazhdim të këtyre punimeve, pikërisht për një dritare në emrin Mhill Gjuraj për Katedralen e Prishtinës.

 

Ai tregon se për shtatoren “Nënë Tereza” në Pejë, të cilën e ka ndërtuar me vetiniciativë, ka investuar mjete të veta vetjake në shumën prej 100 mijë dollarësh, po ashtu ka ndihmuar Katedralen e Tivarit dhe të Malit të Zi, përmbytjet në Shkodër, kishën “Lady of Shkodra” në Nju Jork etj.

 

Krahas këtyre kontributeve ai ka qenë i pandalshëm edhe në kontributet dhe ndihmën që është kërkuar sidomos gjatë dekadës 1990-2000 e më tutje për çështjen e Kosovës, njëherësh ka ndihmuar shumë familje në nevojë, shoqata të ndryshme në Amerikë, si dhe ka organizuar aktivitete me përmbajtje kombëtare. “Vërtet këto kontribute janë simbolike, por të dhëna me shumë dëshirë e vullnet, e të cilat më kanë sjellë kënaqësi të madhe. Pse ta fshehu një gjë. Më kanë sjellë mbarësi në biznes”, ka thënë Gjuraj, i cili gëzon një biznes të suksesshëm.

 

Kthimi në Kosovë pas 25 vjetësh

 

Ai në këtë bisedë ka treguar se më 07.04.1997, pas 25 vjetësh, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, vendosën ta vizitojnë Kosovën edhe pse situata ishte jo e mirë. Për shkak të situatës në Kosovë dhe mungesës së linjave ajrore nga Amerika për në Kosovë, ai kishte vendosur që udhëtimin ta bëjë në linjën Nju Jork-Beograd-Kosovë.

 

Tregimin e tij shqiptaro-amerikani Mhill Gjuraj e nis me arritjen në Aeroportin e Beogradit, ku edhe filluan vështirësitë, maltretimet dhe problemet, pasi që ai nuk dinte asnjë fjalë serbisht. “Kur zbritëm në Aeroportin e Beogradit, duke pritur bagazhin, fëmijët po më pyesin se ku është tualeti. Unë fillova të shikoj rrotull se ku janë tualetet. Duke kërkuar, vërejtja se një person po më sillet herë para e herë pas, e që më vonë e kuptova se ishte detektiv. Po më pyet në gjuhën serbe: ‘Shok, çka po shikon ashtu?’ Unë s’bëja zë. ‘Po të pyes edhe një herë’, më tha, kurse unë i thashë: ‘Largohu!’ Nuk kam ditë gjë veç kur më kanë rrethuar tre persona, m’i kanë lidhur duart, kurse unë u thosha se nuk di të flas gjuhën serbe, se flas vetëm anglisht. Më pas më sollën një përkthyes dhe ai po më pyet se çka ka ndodhur. Unë i tregova se isha duke kërkuar tualet për fëmijë e këta m’i lidhën duart. Më tutje ua shpjegoj atyre se çka isha duke kërkuar dhe më lëshuan, edhe pse kanë qenë shumë të dhunshëm”, tregon ai, duke shtuar se pastaj mbërriti në tokën e Kosovës. “Pashë disa vetura me flamur kuq e zi”.

 

Më të arritur në Gjakovë, Gjuraj vazhdon tregimin, se pas dy ditëve i është dashur të shkojë të lajmërohet tek organet e rendit, nën masat e dhunshme, për ta lajmëruar familjen se sa do të qëndrojë në Kosovë. “Më të hyrë në zyrë një zyrtar m’i kërkoj të gjitha pasaportat amerikane. Ai m’u drejtua në gjuhën shqipe, edhe pse ai ishte serb. Më tha: ‘A po e sheh hartën në mur?’ I thashë po. Ia nisi duke i përmendur të gjitha shtetet, duke filluar nga Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Ulqini dhe të gjitha me radhë. Në fund më tha: ‘I ke tre muaj kohë të qëndrosh në Kosovë dhe në Jugosllavi ku të duash’. Unë i thashë vetëm dhjetë ditë do të qëndroj këtu, disa ditë në Ulqin, pastaj do të kthehem në Amerikë”, ka shpjeguar Gjuraj.

 

Gjatë qëndrimit në Gjakovë ai një ditë vendos që të shëtisë nëpër këtë qytet, pasi që kishte kohë pa e vizituar. Ai tregon se me të dalë në qytet i është kujtuar Gjakova e viteve të ’70-ta. Më tutje, ai tregon se atë ditë e tërë rruga ishte mbushur me speca, domate, patate dhe gjëra të tjera, ku shiheshin edhe policët serbë. Pas dhjetë ditëve të qëndrimit në Kosovë, ai vendos ta vizitojë Ulqinin për disa javë dhe pas këtyre javëve vjen koha e kthimit për në Amerikë.

 

Megjithatë, ai ka treguar edhe një përvojë të hidhur të rrugëtimit të tij nga Ulqini deri në Beograd, pikërisht në aeroport. “Pas Ulqinit mora rrugën e kthimit për në Amerikë. Rrugës për në Beograd, pikërisht në kufirin me Malin e Zi, në orën 19:00 të mbrëmjes u afruan tre policë serbë te vetura jonë dhe na pyetën se ku jemi duke shkuar, përderisa shoferi i tha se në Aeroportin e Beogradit. M’i kërkuan pasaportat, por nuk dinin t’i lexonin pasi ato ishin pasaporta amerikane, por në ndërkohë thanë mes vete se këta qenkan shqiptarë. Një prej tyre më tha se duhet të shkoj më të brenda. U nisa të shkoj, kur fëmijët dhe bashkëshortja filluan të qajnë, pasi nuk dinin çka po ndodh me mua. Më morën dhe më dërguan te vendi ku ishin brenda dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në kolonën e veturave dhe familja ime, kanë menduar se ata do të më rrahin shumë. Aty më bënë pyetje dhe kërcënime të ndryshme për një kohë, pas kësaj bisede më lëshuan dhe me familje u nisa për në Aeroportin e Beogradit”, tha ai, duke shtuar se pak para se të arrijnë në Aeroportin e Beogradit fëmijët i kërkuan ushqim. “Kur u ndalëm te një restorant, brenda aty kishin qenë disa çetnikë me mjekra. Si i pamë ata nuk morëm asgjë, vetëm dolëm jashtë për shkak të frikës se çka mund të na ndodhë”.

 

Sfida e radhës për familjen Gjuraj ishte kontrolli për të hyrë në aeroplan dhe për të vazhduar drejt Amerikës. “Në orën 03:00 të mëngjesit arritëm në Aeroportin e Beogradit. Kemi pritë jashtë derisa u hap aeroporti dhe ishim të parët në rend për ta dorëzuar bagazhin. M’i kërkuan pasaportat, i shikuan dhe më thanë se vetëm tre veta mund të shkoni për Amerikë, ndërsa tre të tjerë nuk mundeni, sepse nuk keni bileta të rezervuara. Unë u thashë se nuk e lëshoj vendin pa m’i dhënë të gjashtë biletat, sepse i kam paguar të gjitha. Ma sollën një përkthyes dhe ai më tha se nuk mund të shkoni të gjithë pasi nuk janë të gjitha biletat. Pas shumë bisedave dhe përpjekjeve, ata më lëshuan, sepse unë u thosha se i kam paguar gjashtë bileta dhe i kisha ato. Hymë në aeroplan dhe nuk kam besuar se kam marrë rrugën për në Amerikë derisa u nis aeroplani. Dua të them se më asnjëherë nuk e kam marrë dhe as që do ta marr një rrugë të tillë kah Beogradi, sepse përvoja ka qenë shumë e hidhur, e vështirë dhe me shumë maltretim”, thotë Gjuraj, duke veçuar se tash e 20 vjet ai bashkë me familje vizitojnë Kosovën gati çdo vit: “E duam vendin tonë, Kosovën. E duam popullin shqiptar, sepse është vendi ynë”.Sfida e radhës për familjen Gjuraj ishte kontrolli për të hyrë në aeroplan dhe për të vazhduar drejt Amerikës. “Në orën 03:00 të mëngjesit arritëm në Aeroportin e Beogradit. Kemi pritë jashtë derisa u hap aeroporti dhe ishim të parët në rend për ta dorëzuar bagazhin. M’i kërkuan pasaportat, i shikuan dhe më thanë se vetëm tre veta mund të shkoni për Amerikë, ndërsa tre të tjerë nuk mundeni, sepse nuk keni bileta të rezervuara. Unë u thashë se nuk e lëshoj vendin pa m’i dhënë të gjashtë biletat, sepse i kam paguar të gjitha. Ma sollën një përkthyes dhe ai më tha se nuk mund të shkoni të gjithë pasi nuk janë të gjitha biletat. Pas shumë bisedave dhe përpjekjeve, ata më lëshuan, sepse unë u thosha se i kam paguar gjashtë bileta dhe i kisha ato. Hymë në aeroplan dhe nuk kam besuar se kam marrë rrugën për në Amerikë derisa u nis aeroplani. Dua të them se më asnjëherë nuk e kam marrë dhe as që do ta marr një rrugë të tillë kah Beogradi, sepse përvoja ka qenë shumë e hidhur, e vështirë dhe me shumë maltretim”, thotë Gjuraj, duke veçuar se tash e 20 vjet ai bashkë me familje vizitojnë Kosovën gati çdo vit: “E duam vendin tonë, Kosovën. E duam popullin shqiptar, sepse është vendi ynë”.

 

Në sheshin qendror të qytetit Waterbury të ShBA-së Mhill Gjuraj ngriti flamurin e Kosovës

 

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë njihet gjithmonë si kontribuuesi kryesor për pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në sheshin qendror të qytetit Ëaterbury të shtetit Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngrit flamuri i Kosovës nga shqiptaro-amerikani Mhill Gjuraj, i cili në këtë ditë u zgjodh “Kryetar i Ditës” – The Mayor of the Day” e, po ashtu, edhe nga shefja e misionit diplomatik të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija.

Në këtë ditë të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, Monroe Webster, sekretar i kryetarit të Bashkisë së qytetit të Waterburyit, Neil M. O’Leary, pati thënë se ndihet i nderuar që në këtë ditë të veçantë është pjesë e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan. “Ne do të jemi gjithmonë përkrah komunitetit shqiptaro-amerikan dhe do të vazhdojmë të jemi bashkë për shtetndërtimin e Kosovës”, pati thënë ai.

 

Ndërkaq Mhill Gjuraj, i cili u zgjodh “Kryetar i Ditës – The Mayor of the Day”, një biznesmen, humanist aktiv dhe aktivist i çështjes kombëtare, uroi shtetin e Kosovës për ditën e pavarësisë, duke theksuar se është i gëzuar i gjithë komuniteti shqiptar në Amerikë. “Faleminderit Amerikë për çdo gjë që keni bërë për shtetin e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën!”, pati thënë me pak fjalë njeriu që u zgjodh ta ngrehë flamurin e Kosovës në sheshin qendror të qytetit Ëaterburyit.

 

Megjithatë, në fund Gjuraj ka një porosi për të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Amerikë, por në mbarë diasporën. “Ata që e ndiejnë vetën shqiptarë, sidomos ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, të bëhen bashkë siç kanë qenë gjithmonë në shërbim të atdheut dhe të kombit”.