Një shqiptar bëhet hero, i shpëton jetën 19-vjeçares ukrainase dhe e bashkon...

Një shqiptar bëhet hero, i shpëton jetën 19-vjeçares ukrainase dhe e bashkon me familjen

333
0

Esat Hamiti është shqiptari që ka bërë një gjest vërtetë për t’u vlerësuar. Ai ka shpëtuar një 19-vjeçare ukrainase nga ushtria ruse dhe e ka bashkuar me familjen e saj në Francë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Esati ka treguar të gjitha peripecitë që ka hasur deri në daljen nga Ukraina.

Ai tha se së bashku me mikun e tij vendosën të mos dorëzoheshin deri sa ta bashkoni Alinën me familjen. SHIKO VIDEON E RREFIMIT

“Kur ka filluar rrethimi i Kievit, Alina ka qenë 200 km jashtë Kievit se punonte aty. Ata kanë vendosur të nisen dhe të takohen në një pikë, po nuk mundën dhe kjo ka mbetur.

Ajo ka jetuar diku 10 ditë nëpër bodrume dhe unë smund ti thosha ‘jo’, e kam ndihmuar. Ne kemi tentuar që ajo të dal nga Kievi, po ishte e pamundur dhe nuk u dorëzuam.

Në momentin që ne jemi futur ka qenë mëngjes, kishim problem me grupet e vogla të ushtrisë, por ne arritëm të dilnim nga Ukraina me Alinën”, rrëfeu Esati.

Shperndaje