‘Një qelb i çuditshëm më doli nga syri’, Edhe pse e vaksinuar,...

‘Një qelb i çuditshëm më doli nga syri’, Edhe pse e vaksinuar, prezantuesja e njohur infektohet me variantin ‘Delta’

394
0

‘E rëndësishme’ kështu e nis postimin e saj prezantuesja e famshme amerikane dhe personaliteti televiziv, Catt Sadler në llogarinë e saj në Instagram, ku njoftoi se ishte e infektuar me variantin Delta megjithëse kishte marrë dy doza e vaksinës anti-covid.

Në postim e saj Sadler shkruan:

”Vaksinohuni dhe mbani maskë, nëse nuk doni të përjetoni ato që unë kam kaluar’ duke shtuar :

”Varianti delta është brutal dhe shkalla e transmetimit është shumë e lartë. Më preku dhe pse isha e vaksinuar. Mendova se do ta kaloja lehtë për shkak të vaksinimit, por nuk jam. Unë jam një nga rastet që kemi filluar të shohim çdo ditë e më shumë’.

Ajo gjithashtu deklaroi se simptomat nuk ishin të lehta:

”Kam përjetuar ethe të larta, dhimbje koke dhe dobësi për dy ditë. Madje dhe një qelb i çuditshëm më doli nga syri’.

Duke treguar se ishte infektuar nga një i afërm Sadler shkroi:

‘Po vizitoja një të afërmin tim dhe në atë kohë mendova se ishte grip. Jini të kujdesshëm mbani maskën edhe pse jeni të vaksinuar’.