NJE OFICER POLICIE POET/ Këto ditë doli nga shtypi vëllimi poetik “Dritëhije”,...

NJE OFICER POLICIE POET/ Këto ditë doli nga shtypi vëllimi poetik “Dritëhije”, i poetit Dashamir Malo

746
0

Dashamir Malo, lindi në Malëshovë, Përmet. Pas përfundimit të Gjimnazit, u diplomua në Akademine Ushtarake dhe më vonë në Akademinë e Policisë. Prej vitit 1988 banon në qytetin e Sarandës. Gjatë periudhës 1997 -2001, së bashku me familjen e tij, emigroi në Athinë, Greqi. Prej vitit 2002 punon në profesionin e tij si oficer i policisë kufitare në qytetin e Sarandës. Ka botuar librat me poezi “Midis vetmisë dhe heshtjes” 1994, “Precedent” 2001, “Fshehja e Lotit” 2007, “Ndoshta” 2012 dhe “Vagellimthi”2014. Ka përkthyer nga greqishtja vellimin poetik “Poezi te zgjedhura” të poetit publicistit dhe gazetarit grek, Jorgos Hronas si dhe librin me esse “Vallja e çmendur e Merlin Monrosë”. Eshtë pjesemarres ne disa antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Midis tyre vlen të përmendet antologjia poetike “Na bashkon një det” (Un mare ci unisce), botuar në Itali në vitin 2017, në të cilën marrin pjesë 12 poete shqiptarë dhe 12 italianë. Ka sjellë në gjuhën shqipe disa cikle me poezi nga poetë të huaj, gjithashtu cikle me poezitë tij janë botuar në gjuhën greke, bullgare, angleze dhe maqedonase. Midis vlerësimeve që ka marrë poezia e tij vlen të përmendet Çmimi i Parë për ciklin me poezi, “Ylberë të rremë”, në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë ” Zëra lirikë “, Sofie, Bullgari 2014.