Një natë pas shpërthimit në banesën e Armand Dukës, shihni ku u...

Një natë pas shpërthimit në banesën e Armand Dukës, shihni ku u vendos tritoli/ Shoqërohen disa persona (VIDEO)

296
0

Këto janë pamjet e shtëpisë së kreut të FSHF-së Armand Duka një natë pas shpërthimit me tritol. Momentalisht në zonë ka forca të shumta policia që po monitorojnë zonën, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme nga shpërthimi në banesën e tij në lagjen nr.4 në Durrës pati vetëm dëme materiale , ndërsa në ambjentet e brendshme ndodhej gruaja dhe djali i tij.

Lënda plasëse u vendos te pjesa e parkingut dhe shpërthimi ishte i fuqishëm. Vlen te theksohet se në këtë lagje ka kamera të shumta sigurie për të zbardhur më shumë mbi personin e maskuar.

Kujtojmë se Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tregoi dje për kamerat se ka parë një person me kapuç në kokë që kishte vendosur lëndën plasëse dhe ishte larguar. Më tej ai ka treguar dhe një mesazh kërcënues që i ka mbërritur në telefon pak ditë më parë.

“Po e kam marrë një kërcënim të tillë. Nuk e kam denoncuar.”, tha Duka.

Rikujtojmë se  kjo ngjarje pasoi menjëherë pas konfliktit të Dukës me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar publikisht largimin e ti si  kreu i FSHF-së pas 5 mandateve. Ditën e djeshme u publikua dhe  një audiopërgjim i Veliajt ku fliste me fjalor banal dhe me kërcënime për largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së, ndërkohë më herët ai ka kërkuar kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për shpërdorim detyre që sipas tij ka bërë Duka.  sulme publike në drejtimin e tyre.