Një kontenier për Kejsin..

Një kontenier për Kejsin..

768
0

Kejsi Sulaj, vetëm 6 muajshe, ka që në 26 Nëntor 2019 që jeton në çadër, për shkak se tërmeti i shkatërroi shtëpinë. Ajo ka dy motra, 3 dhe 5 vjeçe dhe bashkë me nënën dhe babain jetojnë në Borç, në një fshat të Durrësit, në varfëri ekstreme… Kjo familje ka më shumë se 4 muaj që jeton në një çadër të vogël dhe bën apel për një kontenier ku të paktën të flenë ngrohtë dhe të jenë më të sigurt. Borçi është një fshat i bukur majë një kodre, pranë Manzës, por këta fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme, pa shtëpi, pa ujë, pa asnjë kusht që duhet të ketë një fëmijë për të bërë një jetë normale! Kejsi e vogël dhe motrat e saj ëndërrojnë të flenë me një cati mbi kokë si fëmijët e tjerë të paktën në një kontenier…

Image preview

E kanë ngritur zërin gjithkund, por nuk kanë gjetur mbështetje, ndaj për këtë arsye, aktivistja e të drejtave të njeriut, Edlira Cepani, e cila i ka vizituar në fshatin Borç dhe është njohur më këtë rast të dhimbshëm, ka bërë një apel të veçantë në ndihmë të tyre.

Image preview

Ditën e ditëlindjes së saj, Edlira Çepani, ka kërkuar një dhuratë të veçantë nga miqtë e saj në rrjetet sociale, një konentier për Kejsin, Emën dhe Gesmiraldën. Ajo ka bërë thirrje që nq vend të dhuratës për ditëlindjen e saj, miqtë të jepnin një kontribut të vogël për 3 vajzat e vogla të familjes Sulaj, nëpërmjet platformës gofundme.

Image preview

Të gjithë nga pak mund të lehtësojmë sadopak jetën e këtyre vajzave të vogla, me fëmijëri shumë të vështirë, por me buzëqeshje të mrekullueshme prej fëmijësh që nuk heqin dorë kurrë nga ëndrrat!

Image preview

https://www.gofundme.com/f/a-container-house-for-6-months-old-kejsi?utm_source=customer&utm_medium=copy_link-tip&utm_campaign=p_cp+share-sheet

 

Postimi i plotë nga Edlira Cepani:

Per ditelindje…do doja nje kontenier! Meqe fati thuhet se ndihmon guximtaret, kete ditelindje qe nuk e festova dot prane gjithe familjareve dhe miqve te dashur, mora guximin ta festoj pak ndryshe, duke menduar t’i qendroj prane Kejsit te vogel 6 muajshe dhe familjes Sulaj qe kane 4 muaj qe rrine ende ne cader, se u eshte shkaterruar shtepia nga termeti. Si thoni? Qe te me beni nga nje dhurate kete vit, a mund te jepni nje kontribut per Kejsin qe te gjithe bashke, me nga pak, t’i mundesojme nje kontenier?

Image preview

Faleminderit pafund te gjitheve per urimet, surprizat qe ne mesnate e dashurine e pafundme me te cilen ma mbushni jeten edhe ne ditet e bukura, edhe ne ato te veshtira! Ju dua shume!!

Faleminderit paraprakisht edhe per dhuraten qe do me beni duke kontribuar per Kejsin!

Image preview

Shperndaje