“Një kënaqësi pas një përbaltje”, mjeku Prifti bën reagimin e parë pas...

“Një kënaqësi pas një përbaltje”, mjeku Prifti bën reagimin e parë pas furtunës me drejtësinë, paralajmëron largimin nga vendi

395
0

Mjeku i njohur kardiolog Edvin Prifti, ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, pasi u gjet në një furtunë akuzash dhe përballje me drejtësinë, nën dyshimet për korrupsion. Ai ka ndarë një studim të tijin që është publikuar nga një media prestigjoze amerikane, dhe thotë se ky është një nga të paktat gëzime, në kulmin e një përbaltje.

 

“Revista me prestigjioze shkencore amerikane ne fushen e kardiokirurgjise, Journal of Thoracic and Carriovascular Surgery, sapo publikoi nje studim tonin multicentrik me nje vlere te jashtezakonshme shkencore dhe fryt i nje impenjimi teknik, profesional dhe akadenik dy dekadash pune te te gjithe stafeve tona nderkombetare. Nje satisfaksion pas nje perbaltje. Punet e mira gjithmone japin frytet e tyre pavaresisht gjithshkaje”, shkruan Prifti në postimin e tij.

 

Ndërkohë që në një koment që ka bërë me ndjekësit e tij, Prifti lë të kuptohet se po mendon largimin jashtë vendit, në një kohë që është sulmuar mjaft në këto muajt e fundit. Pak ditë më parë, Prifti shënoi një fitore të vogël, teksa u kthye në punë si pedagog, ndërkohë që vazhdon të jetë i pezulluar nga puna si mjek në QSUT, ku drejtonte repartin e kardiologjisë.

 

SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së mjekut, dhe masën e detyrimit të paraqitjes deri në fundin e hetimeve për korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Pavarësisht akzuave, mjeku Prifti është një nga më të talentuarit në fushën e kardiologjisë, dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh brenda dhe jashtë vendit.