Një gotë verë për vajzat në Shqipëri më shumë se një skenar...

Një gotë verë për vajzat në Shqipëri më shumë se një skenar filmi

401
0

Si çdo fëmijë që në vegjëli rreth të pesëmbëdhjetave,pasi hynë në një etapë tjetër puberteti ,admiron një imazh në muzikë,në sport në modë në pikturë moderim në çdo degë artistike dhe sportive , teatër dhe  gjithashtu në Kinematografi. Arti përgjithësisht, dhe moderimi shpreh në vetvete ëndrra të tilla.Djemtë shprehin futbollin është natyrë e tyre,sporti në shumë këndvështrime,por edhe makinat.Personazhi ynë asokohe një vajzë e vogël  , emrigroj me familjen përtej detit për një jetë më të mirë.Ishin ëndrrat e saj që lindën në pasarelat e modës miset si një adoleshtente  që mbante lart bukurinë e saj.

Dalngadalë kuptoj në vetvete se brenda saj po u gdhente dhe po lindte një dashuri,tashmë larg gjuhës së saj,traditave   kulturës së vendlindjes  dhe shkollës ku mësoj abc e parë shqipe.Sidita Llukaj një vajzë që familja e saj në dhe të huaj e ruajti me fanatizën gjuhën mëmë dhe u mundua në çdo hap të jetës së saj ta flasi dhe ta përdori atë edhe në kinematografi  kur i ështē dhënë mundēsia.Ajo studioj në Shkollën e Kinemasë në Firenze të Italisë ,dhe vendosi përfundimisht të hiqte dorë nga pasarelat e modës si një ,modele dhe miss me sytë kësaj here drejt Kinemasë Italiane.E prirur drejt perfeksionit kinematografik  kësaj here,  ajo mbaroj studimet me rezultate të shkëlqyera dhe u ftua në shumë projekte kinematografie ku iu dhanë role të ndryshme dhe  u duartrokit nga artdashësi  italian por edhe më gjerë.Sidita sot bën një jetë të qetë me  një pauz nga profesioni i saj i zemrës , jo të shpeshtë drejt kinematografisë në Shqipëri,por e predispozuar për të lexuar dhe vetëm për të lexuar.

E ulur përballë meje me sytë që hera herë shohin drejt qiellit,dhe duart që lëmojnë njëra -tjetën sikur thonë përballë  meje ,me nënvetdijen e saj që vjen së brendëshmi  dhe duket ,  sa mall, sa  trishtim, sa emocion për kinemanë dhe sa zhgënjim për vendin e saj.

Vizion.al– Çfarë ndjeve kur u largove nga rrugicat e shtëpisë kalldrëmet e lagjes dhe nga uji burimeve në vegjëlinë tënde drejt Italisë?

Sidita Ndjeva vërtet një boshllëk,ndjeva se do më merrte malli për gurët e shtëpisë sime për gjyshen të afërmit dhe shoqet e mia.Nuk po kuptoja që do ndërtoja jetën përtej detit, midis sakrificave familjare ku çdo prind bën për familjen e tij, për fëmijet dhe për një të ardhme më të mirë.

Vizion.al– Si ishte jeta në Itali dhe ç’farë ndryshimi kishte për ty Shqipēria?

Sidita– Jeta në Itali ishte me aktivitete të shumta profesionale në fushën e kinematografisē.Dy filma të shfaqur në Kinema,si prodhim i Shkollēs ku unë studiova.Një tjetër ku mora pjesë në një festival në Firenze në korrik 2018 “Internacional -Fest” ku u paraqita me sukses,dhe mora njē vlerësim si aktorja më e mirë në dy puntatat e filmit. Jeta  ne Shqipëri ka problemet e saj,si kudo por e veçanta është se këtu flas gjuhën time.Kam pasur një bashkëpunim së fundmi me regjisorin Edmond Topi në filmin e tij,qē do vij së shpejti në rolin e një mjekeje.Jam ndjerë  shumë mirë dhe i shkon një falenderim,sepse është mjaft kërkues në punë,dhe kërkon perfeksion në çdo aspekt dhe detaj kinemaje.

Tjetra në gusht 2022 kam qēne e ftuar në qytetin e bukur të Gjirokastrēs,nga producenti i “Open Cinemamania”Z.Skënder Jaçe ku  u shfaqën të dy filmat e mi si aktore,dhe shkon një falenderim  dhe për të në Ekranin e madh  ku ishte një natë që më dedikohej mua.Ishte një emocion i bukur,ku e ndjeva vërtet veten Shqiptare.

Vizion.al. – Si mendoni pēr kinemanë në Shqipëri pasi vini me një peshē dhe një shkollë kinemaje Italiane?

Sidita-Kinemaja në Shqipëri më duket pak e vakët,nuk ka shumë prodhim nuk dua të hyj në detaje më thellē.Çdo gjë ka rënë në një valë dilentantizmi e cila ,nuk shpreh kinema  të niveleve të larta,por kemi tē bëjmë me një kinema,si shohim përditë,vrasje si degjojmë përditë korrupsion,prostitucion etj.Të gjitha këto shkruhen nga njerëz pasionantë për kinemanë dhe jo mendjemprehtë.Sigurojnë disa të ardhura nëpërmjet sponsorizimeve, njerëzve protagonistë nē film,dhe mendoj se filmi ka shumë boshllëqe.Filmat në Shqipëri po bëhen komercialë.Regjisorë të mirë ka shumë ,si jemi parë ti shohim nëpër dekada filmash,dhe ti dëgjojm por problemi  i vetëm qëndron se nuk afrohen,nga të rinjtë pra një regjisor i ri nuk merr asnjē ide ose kritikë për një x projekt që do të realizojnë dhe nuk ftohen në bashkëpunim se mendojnë “ka ikur koha e tyre”.Këtu është çarja më e madhe e mendimit filmik sepse ,nuk vlerësohet mendja dhe rrugëtimi i dekadave apo shkolla që ata bënë në lindje dhe mosha e tyre në pension. Pra regjisorët e rinj si ata me titull dhe ata pa tituj shkruajnë pa njohur mirë shkrimin pra bëhen dhe skenaristë,dhe pa njohur mirë kamerën planet idenë aktorin xhestet emocionin e shume rreth regjisë filmike dhe kjo mē bën të mendoj ,pastaj dhe të theksoj fjalën që nuk kemi Kinema.Kinemaja do mendje,do penë do durim ,do kohë do dhe kast pra zgjedhje aktorësh.

Vizion.al– Rrezikohet bukuria e një femre në këtë fushë,dhe a është kjo në përmasa të cënimit të qënies femër nē këtë gamë të gjerë zgjedhjesh në botën e filmit?

Sidita- Femra nga vetë emri femër është e bukur,pa marrë parasysh është në mes të kësaj game apo jo , pra filmit.Po të vësh re dhe në botë kinemaja fton femra të bukura të fisshme,dhe plot talent që dashurojnë kinemanë.Gina Lollobrigida,Virna Lisi, Sofia Loren,Monica Vitti Valeria Fabrizi Guliana De Sio ,Anna Moffo e shumë yje që i mbizotruan kohërave ne kinema.Kinemaja nuk bën dot pa bukurinē e një femre,ashtu sikurse dhe pa bukurinë e njē mashkulli.Femra e bukur kjo është,që artdashësin e kinemasë  ,ta mbërthejë në ekran.Ç’do femër e bukur ndihet e admiruar në këtë botën  e bukur, të filmit por në Shqipëri ndodh e kundërta ndihet e ngacmuar,brutalisht nga ftesa që mund ti bëhen në këmbim të bukurisë,dhe të leximit të një skenari filmi pa pasur parasysh moshën.

Vizional-Juve jeni ndjerë e ngacmuar apo e admiruar?

Sidita-Në Itali ndihem, jam ndierë personalisht e admiruar,e vlerësuar,por në Shqipëri jam ndierë fillimisht e ftuar,në lexime skenari, pastaj e ngacmuar dhe e dërmuar emocionalisht,ku kam refuzuar me bindje të plotë,jashtë dëshirave të mia,deri në lënien komplet të një skenari,dhe pse më ka pëlqyer por mbi të gjitha vlen,vetvetja sesa një skenar filmi pa kompromis.

Vizional-Nëse nuk do ishe bērë aktore çfarë do ishte një shtysë tjetër,brenda teje?

Sidita-Aktrimi më lindi vetë pra më erdhi së brendëshmi,jo që e zgjodha unë për ta bërë apo kisha një talent tjetër,dhe një ditë të bukur u zgjova aktore.Aktrimi u gdhend brenda meje,që në vogëli pra eci hap pas hapi,deri sa u rrit dhe unë e kapa dhe e skalita më tej, si profesion jete.Pashë tek vetja emocionin dhe e skalita më tej në kinematografi.

Vizional-Keni ftesa nga jeta kinamatografike në Itali nga regjisorët atje apo në europë?

Sidita-Për momentin jam në pritje të dy bashkëpunimeve, një film Italo-Francez, pa shumë detaje jam duke pritur kësaj radhe leximin e dy skenareve  pa kompromis hahah(qesh),dhe pres ti lexoj së shpejti për të marrë një vendim bashkëpunimi.

Gazetar AM.

Shperndaje