Nga Ilir Ikonomi
Flamuri është varur mes dy ndërtesave, njëra prej të cilave (djathtas) është spitali i Kryqit të Kuq amerikan.Flamuri ka 48 yje, që përfaqësonin 48 shtete amerikane, nga 50 që janë sot.
Kryqi i Kuq amerikan erdhi në Shqipëri në vitin 1919, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.
Ata u urdhëruan të qëndronin në Evropë për të ndihmuar vendet më të varfra.
Pa ndonjë interes të dukshëm politik dhe pa shumë fjalë, amerikanët sollën pajisje dhe hapën klinika e farmaci, organizuan shkolla dhe u kujdesën sidomos për fëmijët e varfër dhe të pastrehë.
Kur ikën, i lanë pajisjet në Shqipëri.
Vitet e qëndrimit të tyre janë ndër historitë më humanitare që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria.