Kurban Bajrami më 1 shtator, Komuniteti Mysliman ka një njoftim

Kurban Bajrami më 1 shtator, Komuniteti Mysliman ka një njoftim

198
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është më 1 Shtator 2017.

Komuniteti Mysliman edhe këtë vit do realizojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit në bazë të një grafiku, ku do të përfitojnë familjet në nevojë në shkallë vendi.

Cilido që nuk ka mundësi të organizojë prerjen dhe shpërndarjen e kurbanit në mënyrë individuale, mjafton që të bëjë pagesën pranë institucionit të Komunitetit Mysliman, i cili do të bëjë më pas prerjen dhe shpërndarjen e tyre, familjeve në nevojë. Çmimi i Kurbanit është 17 000 lekë (130 euro) për bagëtitë e imëta.

“Pagesa mund të bëhet pranë selisë së KMSH-së ose në llogarinë bankare që gjendet në poster. Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq”, thuhet në njoftimit zyrtar.