Ngrohja Globale,këto janë dy produktet ushqimore që së shpejti do d’i mungojnë...

Ngrohja Globale,këto janë dy produktet ushqimore që së shpejti do d’i mungojnë tryezës….

451
0

Peshku dhe patatet mund të jenë jashtë menysë përgjithmonë për shkak të ngrohjes globale. Paralajmërimi bëhet pas një studimi me zbulime tronditëse.

Shkencëtarët thonë se speciet më të mëdha detare, duke përfshirë merlucin, do të zhduken një herë e përgjithmonë pasi temperaturat në rritje po ulin oksigjenin në oqeane.

Gjetjet u bazuan në një analizë të krustaceve me madhësi të ndryshme të gjetura në bollëk në Antarktik.

Kur gazi që ndodhej në ujërat ku ata ndodheshin u ul, ato u bënë më të vogla. Kjo mbështet teorinë se krijesat e mëdha të detit janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Studimi tregon se mos-kontrollimi i emetimit të gazrave serrë do të ketë një ndikim më të madh në ekosistemet detare sesa druheshim më parë.

Ndërkohë që studime të më pashme sygjerojnë se sasia e patateve në tryeza do të jetë 5 herë më e vogël në vitin 2050.