Ngjela zbërthen deklaratën e DASH, PARALAJMËRIMI: Ja kush do jetë fati i...

Ngjela zbërthen deklaratën e DASH, PARALAJMËRIMI: Ja kush do jetë fati i Metës

355
0

 

Avokati Spartak Ngjela ka zbërthyer së fundmi deklaratën e bërë ditën e djeshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili reagoi lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ngjela thotë se në thelb DASH i thotë Metës se është antireformë dhe se reformat në Shqipëri do të vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve të tij.

Avokati e cilëson presidentin të paturpshëm, ndërsa paralajmëron se fundi i këtij të fundit do të jetë një hetim nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Komenti i Ngjelës në Facebook:

Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë:

Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.

Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”.

Presdent më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta.

Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASh, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”.

Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur.

Po Meta?

Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim…