NGJARJE E RËNDË/ Digjet banesa, humbin jetën BURRË E GRUA, 4 fëmijët...

NGJARJE E RËNDË/ Digjet banesa, humbin jetën BURRË E GRUA, 4 fëmijët e mitur HIDHEN nga kati i dytë, shpëtojnë edhe GJYSHEN e paralizuar

878
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë. Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç. Po ashtu dëmtime të lehta kanë pësuar edhe katër fëmijët e tyre. Mësohet se 4 fëmijët, më i madhi 12 vjec, janë hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës. Po ashtu fëmijët kanë mundur të nxjerrin edhe gjyshen e paralizuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkolli’, të fshatit Breg, ku banesa është përfshirë nga flakët në orën 02:00 të mëngjesit. Mësohet se alarmin për zjarrin e ka dhënë fillimisht i zoti i shtëpisë Pal Gjoni.

 

82-vjeçari dhe bashkëshortja e tij e paralizuar flinin në katin e dytë të banesës. Po ashtu në katin e dytë ishin duke fjetur edhe djali i tij me nusen, por nuk kanë mundur të dalin nga dhoma për shkak të flakëve.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.