Nga zilet me kuptime të ndryshme, loja me gjarpër e bateria që...

Nga zilet me kuptime të ndryshme, loja me gjarpër e bateria që zgjaste një javë; Si ka qënë jeta para smartphonëve

480
0

Gjeneratat e lindura mbas viteve 2000 as që e kanë idenë se si komunikonim me celularët e parë.  Ku e dinë ata sa lekë shpenzonim për të ‘mbushur’ telefonin, sepse atëherë ofertat një mujore nuk ekzistonin.

 

Ndonëse jeta para telefonave inteligjentë ishte më pak komode, përsëri kishte një lloj bukurie. As whatsapp, as viber, Messenger apo Facebook për të kuptuar nëse personi që të pëlqente ishte gjallë.

 

Nëse nuk keni jetuar këtë periudhë të magjishme, ose nëse bëni pjesë të të apasionuarit e arkeologjisë teknolgjike, ja si jetohej para celularëve inteligjent.

 

 

1.Fantazia ishte në nivelet më të larta për të shpikur fjalë të reja, në mënyrë që të jepej mesazhi në 160 karaktere.

  1. Zilja kishte kuptime të ndryshme: “ po të mendoj, më merr, nuk kam lekë, zbrit, po nisem”. Kjo zile shoqërohej më një fjalët të pistë, nëse përgjigja të harxhonte qindarkat e fundit.

 

 

  1. Liria për të mos u përgjigjur në mesazhe duke gënjyer e duke thënë që nuk të erdhën kurrë. ( Whatsapp, largohu).

 

  1. Shpikja e vizatimeve të ndryshme që çoheshin si mesazh. Zemra, pema e vitit të ri e kështu me radhë.

 

 

  1. “ Burrërria e Nokia 3310 është e barabartë vetëm me Chuck Norris.

 

  1. Power Bank nuk ekzistonte sepse bateria zgjaste një javë.

 

  1. Loja snake dhe kampionatet e pasdites me të.

 

 

 

  1. Krijimi i zileve që na shndërroi të gjithëve në Mozart e Bethoveen.

 

  1. Ndryshoje coverin si çorapet dhe telefoni kishte dollapin me rrobat e veta.

 

 

 

  1. Shkarkimi i logove të cilat nuk vendoseshin dot në ekranin kryesor.

 

  1. Injorimi i wifi në restorant, jo për gjë por nuk kishte wifi.