Nga Valbona Mezini: Ligji i pa zbuluar i Dashurisë- Revolucioni i mijëvjeçarit...

Nga Valbona Mezini: Ligji i pa zbuluar i Dashurisë- Revolucioni i mijëvjeçarit të ardhshëm

317
0

Kurrë nuk kam fol më parë për ndjenjën që gjunjëzon gjithë botën, që nga zanafilla e krijimit e deri në kohët moderne, ku matriksi në të cilin jetojmë, nuk na i mundëson dot shpjegimet shteruese. Është ndjenja e secilës krijesë ndaj sublimes dhe të vyrtytshmes, pa kompromise, përtej edhe “fustanit të bardhë” sepse ky është kompromisi më i madh i këtij dimensioni.

Të fshëhësh vetveten, në të gjitha kushtet dhe rrethanat tek unaza apo fustani !

Nuk kam fol për Dashurinë, edhe pse një ditë do të ulem të shkruaj një libër të tërë, për konotacionin e energjisë më të madhe në Univers, si detyrë për të ndriçuar njerëzimin dhe brezat më të rinj.

Është ajo që u jep kuptim ekzistencës së çdo qenie të gjallë, pavarësisht habitatit ku frymon, fushë, mal, det, liqen, pyll apo oqean. E lashtë miliona vjet, sa të lashta vetë gjallesat janë.

Eshtë energjia e cila përtej çdo nevoje, është ekzigjente po aq sa oksigjeni dhe dioksidi, pa të cilën as dielli nuk mundet të ekzistojë.

I kanë kënduar miliona poetë përgjatë mijëvjeçarëve, prej të cilës piktorët kanë shuar zjarret e ëndërrave plot ngjyra, skulptorët e arkitektët kanë ndërtuar pallate mbretërore e kopshte botanike, me ujvara të praruara dhe lule shumëngjyrëshe e dehëse, aromash flladitëse.

Dashuria, kur shpezë e kafshë i përulen dhe vdesin si fluturat drejt flakës pa kurrëfarë ndërgjegje, por me instikt.

Për njeriun është po gjithaq e nevojshme, sa edhe krejt pema e krijesave të planetit.

Dashurisë iu falen të gjitha krijesat, ato të dukshme e ato të padukshmet, sa e lashtë edhe se vetë ekzistenca.

Iu falën të gjithë ata që zemrën e kishin oqean me dallgë ndjenjash, e që prodhuan ligjin më të rëndësishëm të Universit në mijëvjecar, ligjin që pritet të zbulojnë brezat në të ardhmen -një gjeneratë e pangjashme me këtë të sotmen.

Ligji që ende pret të zbulohet, që prodhohet nga zemra dhe shtyhet nga shpirti, që ndjehet, por akoma nuk i janë zbuluar plotësisht ligjësitë. Gjithçka fillon në zemër, në një motorr muskulor prej mishi dhe gjaku, që për nga autenticiteti është i pa krahasueshëm për njeriun dhe planetin. “Ligji Dashurisë” mund ta quajnë, por do të definojë shumë ndodhi, fenomene dhe gjendje tek njeriu, që do të përmirësojë pashmangshmërisht rracën njerëzore dhe krejt planetin.

Ligji të cilin kuantika shprejsojmë ta zbërthejë. Çlirimi i këtij ligji do të bëjë bashkë miliona shpirtra, të pa ardhur akoma në këtë dimension “Twinflame-sh”, për t’i dhënë kuptimin më të madh, botës dhe jetës.

 

Energjia shpirtërore që do ti përcillet planetit do të jetë enorme dhe kaq e fuqishme, do të hapë një epokë të re për njerëzimin dhe jetën.

 

 

 

TWINFLAMES do të takohen më shumë, ata dhe vetëm ata, do të sjellin epokën e ndryshimeve të mëdha në këtë dimension.

 

Kjo është mrekullia e dashurisë!

 

Frekuenca e vibrimeve të energjisë së pastër dhe hyjnore pa kushte, do të jetë rruga drejt parajsës dhe përjetësisë! Për njeriun dhe planetin!

 

Sot edhe pse planeti është në vigjilje të një epokë të re për krejt rracën njerëzore, unë e strukur në një cep, ndjehen me fat për twinflame- in tim, si rrallëkush ndonjëherë, një proçes sa i panjohur aq edhe iluminues.

 

Le të jetë fillimi i dashurisë së përjetshme, përtej kohës dhe hapësirës, asaj që nuk e kontrollojmë dot, që të merr frymën dhe të gris egon, për të të kontrolluar ajo ndjenjë ty dhe jo poseduar ti atë.

 

Kaq ishte çdo gjë!

 

Nuk është më si më parë!

 

Përmes një rrugëtimi sa astral dhe fizik, që nuk e di asnjëherë se ku të çon algoritmi Multiversit.