Nga telefoni dëgjohej kolla, nuk fliste dot’, Robert Ndrenika që po kry...

Nga telefoni dëgjohej kolla, nuk fliste dot’, Robert Ndrenika që po kry qëzohet për Teatrin në gjendje të rëndë

787
0

Ndohet në gjendje jo të mirë shëndetësore aktori i madh Robert Ndrenika. Atë e kanë përfshirë sërish në çështjen e Teatrit, pas deklaratës së fortë që ai bëri para disa muajsh. Dje, aktori i mirënjohur Guljelm Radoja, në lidhje me çështjen e nxehtë të Teatrit, iu drejtua kolegut të tij, Robert Ndrenika, edhe pse pa emër, i cili qe një nga nismëtarët dhe figurat simbol të mbrojtjes së Teatrit deri në ditët e fundit të korrikut. Në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste. “Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

 

Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit. Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot, duke shpresuar për një teatër më të mirë për brezin e ri.