Nga se kërcënohen familjet sot?! Konferencë shkencore ndërkombetare për Vlerat e Familjes

Nga se kërcënohen familjet sot?! Konferencë shkencore ndërkombetare për Vlerat e Familjes

421
0

Nga se kërcënohen familjet sot?!

Familjet e mëdha thuajse zhdukur

Familjet me një prind me trend rritës

Konferencë shkencore ndërkombëtare për Vlerat e Familjes

 

Familja tradicionale është kërcënuar nga shumë sulme dhe ka marrë një tjetër formë në shekullin XXI. Për këtë arsye, është zhvilluar konferenca shkencore nga Akademia Ndërkombëtare e profesorëve për Paqe Botërore dhe Federata e Paqes Universale. Doktore Saemira Pino ka treguar se çfarë ka ndodhur me familjen si institucion.

Ndërsa familja aktualisht ka marrë një tjetër strukturë. “Vetëm në dy dekadat e fundit (2000-2020) popullsia është rritur me gati dy miliardë njerëz. Kjo rritje e paprecedentë është karakterizuar nga dy dukuri themelore: së pari, polarizimi i mëtejshëm i shoqërisë botërore, i cila ka qenë më i ndjeshëm në disa rajone të globit, përfshi Ballkanin; dhe së dyti, përparimi i pandalshëm teknologjik, me një ritëm më të ngadaltë në Ballkan.

Ekonomia e tregut është bërë pothuajse mbizotëruese në të gjithë globin. Bota e vitit 2022 është përfshirë në mbi 50 konflikte dhe luftëra” u theksua ne konferencë. Emigrimi i  të rinjve në moshë për të krijuar familje ishte një tjetër fenomen i prekur dhe që rezulton se ka një ndikim shumë të madh në prishjen e strukturës së familjes tradicionale.

Studiues të shkencave sociale, politologë, demografë, juristë, sociologë, arsimtarë, mësues dhe pedagogë, psikologë, punonjës socialë, filozofë dhe historianë, të kontribuojnë me hulumtimet dhe analizën e tyre. Studimet shkencore janë bazuar në të dhënat më të fundit statistikore, veçanërisht ato demografike, për të paraqitur tablonë aktuale të problemeve familjare sot.

Cila është familja e viteve 2000? Çfarë ndryshimesh ka pësuar ajo? Cilat janë dinamikat e familjes, problemet, etj. Këto janë pyetjet që u shtrohen studiuesve, të cilët pritet të dalin me rekomandime dhe zgjidhje.

A është familja, si institucion i rrezikuar, akoma më pranë zhdukjes për shkak të vështirësive të shumta me të cilat përballen familjet kudo në botë? Çfarë do të tregojnë të dhënat dhe analizat? Cilat janë argumentet shkencore dhe ato që vijnë nga studimi i përditshmërisë së familjes? Ishin disa nga pyetjet që morën përgjigjen në këtë konferencë, por edhe rekpmandime për studime edhe më të thelluara në mënyrë të tillë që rekomandimet të marrin zbatueshmëri.