Nga rritja e pagave, skema e sigurimeve dhe kompensimi i pronarëve/ Ministrja...

Nga rritja e pagave, skema e sigurimeve dhe kompensimi i pronarëve/ Ministrja e Financave prezanton buxhetin 2021: Ja si do të shpërndahen shpenzimet

213
0

Ministrja e Financiave, Anila Denaj ka prezantuar buxhetin për vitin 2021. Në fjalën e saj në Parlament, Denaj tha se në total të ardhurat e buxhetit parashikohet të arrijnë në vlerën e 479 mld lekëve.

Sipas Denajt shpenzimet  për investimet kapitale janë më të lartat në 10 vitet e fundit dhe janë të orientuara ndaj sektorëve prioritare.

 

“Në vitin 2021 të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohet të arrijnë në vlerën e 479 mld lekë nga të cilat 437 mld lekë janë të ardhura tatimore.

 

Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat e buxhetit kanë një rritje 10.6%, ndërkohë që të ardhurat tatimore dhe doganore programohen me një rritje 12.2% apo 34 mld lekë.

 

Shpenzimet për investimet kapitale janë më të lartat në 10 vitet e fundit dhe janë të orientuara ndaj sektorëve prioritare.

 

Shpenzimet e personelit, të llogaritura në 5.5% të PPB, parashikojnë edhe rritjen me 8 mld lekë të fondit që përfshihen rritja e pagave 40% për punonjësit e shëndetësisë dhe 15 % ata të sistemit arsimor.

 

Duke përfituar në këtë mënyrë 4650 mjekë në kujdesin parësor dhe dytësor 13765 infermierë dhe laborante dhe 35883 mësues të arsimit parauniversitar.

 

Skema e sigurimeve shoqërore për 2021 parashikohet në masën 144.6 mld lekë nga ky fond përfshihet edhe 32.4 mld lekë që është indeksimi i pensioneve

 

Skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor parashikohet në masën 46.3 mld lekë i rritur nga ai i 2020, i cili parashikohej në 43.8 mld lekë

 

Fondi për kompensim në vlerë të pronarëve parashikohet në vlerën 3 mld lekë.

 

Një zë i rëndësishëm janë edhe shpenzimet sociale. Një fond për pagesën e papunësisë në nivelin e 800 mln lekëve. Shpenzimet për ndihmën ekonomikë dhe aftësisë së kufizuar në vlesën 22.2 mld lekë.

 

Për ish të përndjekurit parashikohet një buxhet prej 1 mld lekësh

 

Për bonsuin e lindjeve që përfitojnë 30 mijë familje përgjatë vitit 2021 një buxhet prej  2.2 mld lekë

 

Për investimet publike në 2021 janë parashikuar në nivelin e 7.2% të PPB duke arritur nivelin e 120.6 mld lekë.

 

Arsimi parashikon një shpenzim pre 3.8 %  të

 

Shëndetësia 3.6 % PPB

 

Bujqësia  do të përfitojë 13 mld lekë.

 

Shëndetësia parashikon një fond 6 mld lekësh në të cilën përfshihet edhe blerja e vaksinës anticovid”, tha Denaj.