Nga kufijtë tek plazhet, Manastirliu rikujton masat lehtësuese: Ja çfarë do të...

Nga kufijtë tek plazhet, Manastirliu rikujton masat lehtësuese: Ja çfarë do të rihapet nga nesër

459
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka rikujtuar edhe një herë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër më 1 qershor.

Manastirliu thotë se prej 1 qershorit lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha zonat, nuk ka më fasha kufizuese oraresh, lejohen plazhet, rihapen çerdhet, kopshtet, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit apo kurset profesionale dhe argëtuese.

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT

🔴🟢 Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇

Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰