Nga Kongresi i CDU-së! Basha optimist, tregon se çfarë diskutoi me përfaqësuesit...

Nga Kongresi i CDU-së! Basha optimist, tregon se çfarë diskutoi me përfaqësuesit e politikës gjermane

279
0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Kongresi i CDU NE Lajpcig deklaroi se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kryeopozitari Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU dhe jo vetëm ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.

Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, pohoi lideri i demokratëve.

Lulzim Basha

Në një lidhje live në rrjetet sociale Basha tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza. “Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

Mes të tjerash ai ndau dhe një lajm të mirë me ndjekësit në ‘Facebook’ ndërsa shtoi se: “Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.