NGA KËNDI I RRËFIMIT…Nga Trendafile Visha

NGA KËNDI I RRËFIMIT…Nga Trendafile Visha

591
0

I pasur, i pushtetshëm, pozitiv dhe shumë supersticioz, ky është shëmbëllimi i palëkundshëm i tij.

Kur rastësia e vuri në një tavolinë me të, ai e kishte mbyllur gjithë ciklin e jetës së tij. Kishte nevojë vetëm për adrenalinë. Për praninë e një femre të re në moshë në hapësirën e tij. Me kalimin e ditëve u bë posesiv ndaj saj. Një ndër ato ditë shkëmbyen ca fjalë. Ishte një dialog i shkurtur…

-Për çfarë më do, kur ti ke gjithçka? Bëj, bëj ndonjë gjë tjetër.

-Po çfarë të bëj?

-Bëj bamirësi.

-Kam bërë.

-Hidhu me parashutë.

-Jo, jo. Kam hall se me pushon zemra në ajër.

-Blej një jaht e shëtit botën.

-E kam shëtitur dhe botën me jaht.

-Blej një kotele që ta përkëdhelësh në darkë kur shkon në shtëpi.

-Nuk dua kotelen, por dua të të pres ty.

-Ke para, ke pushtet dhe nuk ke çfarë bën?!

-Nuk më hyn asgjë në sy. S’kam çfarë të bëj me paratë. S’kam ku t’i harxhoj. Nuk më sjellin më gëzim. Dua të jem me ty, të të kem ty.

-E habitshme.

-Çfarë?

-Jo, jo. Asgjë. Fola ashtu kot. Unë po iki dhe më vjen vërtet keq.

Më duhet të të them se meshkujt në moshën tënde, nga 50-55 vjeç luftojnë që të ndihen hamshorë. Kur kapërcejnë të 55-at, e kuptojnë se kanë mbaruar. Ju meshkujt e përjetoni më keq andropauzën se femrat menopauzën. Sidomos meshkujt e pushtetshëm si ti, pasi lekët nuk mjaftojnë.

Ajo u ngrit nga tavolina dhe u largua me një nënqeshje të lehtë vijëzuar buzëve të tulta.