‘Nga e hëna do kemi lajme’, Dashamir Shehi jep detaje pas mbledhjes...

‘Nga e hëna do kemi lajme’, Dashamir Shehi jep detaje pas mbledhjes me Bashën: Protestat do nisin, por po presim përgjigjen e…

374
0

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka dhënë detaje nga nga mbledhja e zhvilluar mesditën e sotme në selinë blu mes Bashës dhe aleatëve.

 

Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë që drejton, Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës.

 

Sipas tij protestat pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë.

 

Kështu protestat e opozitës mund të vendosen të mbahen pas datës 18 Qershor, ku Shehi theksoi se nga e hëna do të ketë lajme të reja.

 

“Ne po bëhemi gati për një miting tjetër të madh, në Tiranë, do të presim rezultatin e Shqipërisë për negociatat dhe protestat do të rifillojmë. 6 vite nuk i jemi afruar as edhe një milimetër Europës. Nga e hëna dhe mbrapa ne do të kemi lajme të reja”, u shpreh Shehi, po pa dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.