Nga dëshira për dasmë deri tek fëmija i dytë, Rudina Dembacaj rrëfehet...

Nga dëshira për dasmë deri tek fëmija i dytë, Rudina Dembacaj rrëfehet për planet e së ardhmes pas martesës

374
0

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj i dha fund beqarisë në ditën e parë të vitit 2021. Ajo publikoi fotot ku shihej me Markun duke i thënë po njëri-tjetrit. Pas kësaj, moderatorja ka realizuar një intervistë të vogël me ndjekësit të cilët janë treguar shumë kurioz për detaje të tjera si për shembull dasma apo planet për fëmijë. E pyetur se kur do ta bënte dasmën, ajo është shprehur se pas betimit në kishë, nuk ka rëndësi vendi që do të zgjedhin për të festuar. “S’ka rëndësi vendi! Pasi të shkojmë në kishë mund të mblidhemi në një fushë çfarëdo”, ka shkruar Rudina. Përsa i përket zgjerimit të familjes, ajo është shprehur se është ende herët për një tjetër fëmijë.