New York-Londër tashmë për 3 orë e gjysëm/ NASA prezanton avionin e...

New York-Londër tashmë për 3 orë e gjysëm/ NASA prezanton avionin e ri supersonik

121
0

New York-Londër tashmë për 3 orë e gjysëm/ NASA prezanton avionin e ri supersonik

NASA ka prezantuar një avion të ri të supersonik të quajtur “biri i Concorde”. Avioni është i tipit X-59 dhe do të shkurtojë distancën New York-Londër në vetëm 3 orë e gjysëm.

Futja e këtij avioni i jep mundësi udhëtarëve të dy anëve të oqeanit të shkurtojnë kohën e udhëtimit nga njëri breg në tjetrin. Fluturime të tilla supersonike ka patur edhe më parë, por që për 50 vite janë ndaluar nga SHBA dhe vende të tjera, për shkak të zhurmës së madhe që prodhohet kur avionët tejkalojnë shpejtësinë e zërit.

Por ky variant i ri i fluturimit supersonik, ul ndotjen akustike për shkak të risive në teknologji dhe zhvillim si dhe mund të udhëtojë deri në 925 miljë në orë.