Jemi në prag dimri dhe ditët me shi e qielli gri do të vazhdojnë gjatë por si do të jetë moti këto ditë të mesit të nëntorit? Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak si pasojë e aktivitetit të një medicane (ciklone mesdhetar) situata reale mbi vendin tonë paraqitet me reshje shiu të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend prej orëve të para të mëngjesit. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar. Përgjatë bregdetit dhe në jug, parashikohet përkohësisht intensitet i lartë me rrebeshe e shkarkesa elektrike deri në mesditë. Më tej reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.
Gjithashtu parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet.
Temperaturat sipas IGJEUM
Sot e mërkurë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15/20 °C
në vendet e ulëta: 15/20 °C
në vendet malore: 9/15 °C