Nehat Jahiu, luftëtëri i penës, “ademjashari” i patriotizmit

Nehat Jahiu, luftëtëri i penës, “ademjashari” i patriotizmit

509
0

Kombëtarasi  intelektual që patriotizmin e ushtoi përmes  krijimtarisë.

Si të gjithë bashkëatdhëtarët  në trojet amë  edhe Nehati nuk do të veçonte nga  shtypja  e çizmes së  inkuzicionit   serb.  I rritur mes vështirësive të të qenit shqiptar në një vend thellësisht represionist, ku kjo rëndes kishte specifikë ndaj   popullsisë autoktone shqiptare, Nehati  do të përdorte për “pushkë” penën për të ruajtur dinjitetin dhe  personalitetin shqiptar,  duke qenë një  sfidant dinjitoz  për  përballimin  e një shtypjes së një regjimi tashmë të mirënjohur jo vetëm në rajon, por në gjithë Botën , sikur ishte ai titist dhe më mbrapa ai sllobodanist . Natyrshëm ka qenë fat jo vetëm për  Orizaren,  por për gjithë komunitetin autokton të ish Maqedonisë, po pse jo edhe për vetë kombin tonë  që ka patur në llogore një luftëtarë  të  penës dhe dijes  sikur kalibri i publicistit, poetit, prozatorit, profesorit  që gjithë jeten ja përkushtoi edukimit arsimor dhe patriotik të një brezi të rritur nën represionin serb  Krijimtaria dhe jeta e profesorit është nga më të larmishmet  dhe e shumtë në numër, por kontributi i profesorit nuk matet  me numërin e  krijimeve  dhe kontributin arsimor të tij, por  me atë të edukimit të dhjetra brezave me ndjenjën kombëtare dhe patriotike me  ruajtjen e boshtit nacionalist  dhe kombëtar të  atyre  brezave që njëherazi legalisht duhet të dëgjonin se ishin jugosllavë  dhe njëherazi  duhet të ishin të vërtetët  Shqiptarët  me traditat dhe kulturën e tyre autoktone

Fotografia e Nehat Jahiu

Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje,të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë,recensione , tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është prezantuar në shumë përmbledhje poetike në trojet tona dhe në diasporën shqiptare.Nehat Jahiu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në Neë-York. Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij të lindjes, në Orizare. Përmbledhjet poetike ku janë prezantuar veprat e Nehat Jahiut: Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup,2009). Sokol Demaku:“Baladë e përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010. Milazim F.Kadriu:“Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini:“Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala:“Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku:”Antologjia poetike për Qerim Arifin“Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji ( Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017,” Poetët për një mendimtar”-2018.Nehat Jahiu ka qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare.

Fotografia e Nehat Jahiu

 

Veprat e Nehat Jahiut:

 

  1. “Në sytë e tu” -1982
  2. “Ura prej zemrave” -1985

3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990

4.”Të pret malli që na treti” -1993

5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994

6.“Kukuvajka” -1995

7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995

8.“Epitaf lirie” – 2000

9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005

10.“Huti mbi çati” -2005

11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” – 2008

12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010

13.“Orizarja ndër shekuj”-2010

14.“Rrugës së drejtë” -2011

15.“Zana dhe Guri” -2011

16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” – 2012

17.“Te ura e gjyshes” – 2012

18.“Rreze në dritare” – 2013

19.“Krahët e fluturës”- 2013

20.“Hëna u bë nuse” – 2013

21.“Kënga e zogjve” – 2013

22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014

23.“A vjen liria“-2016

24.“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016

25.“Biri i shqiptarisë”-2016

26.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)

27.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016

28.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)

29.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016

30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016

31.“Opinione”-Bukuresht -2017

  1. “ Zilet e një jete” -2017

33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017

34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017

35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017

36.” Mos m`i prek plagët”-2017

  1. “ Në hap me kohën”- 2018
  2. “ Aforizma autoriale”-2018

39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-2018

  1. “ Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
  2. “  TahirSinani” – Antologji poetike- 2018

42.” Fjala ime”- 2018

43.” Stina e zogjve”- 2018

 

Fotografia e Nehat Jahiu

Poezi nga Nehat Jahiu

LISIN

E prenë lisin në degë

trung e rrënjë mbet,

rrënjët n’tokë i shtrëngoi

thell në dhe i lëshoi .

 

Sa herë gjaku pikoi mbi lis

u mbush trungu me degë e pip,

sa herë degën e shkurtuan

rrënjët trungut iu forcuan.

 

E prenë lisin e na  e shpuan

po për tokë s’mund e shtruan,

u mbush lisi plot me degët

trupin lart e lëshoi përpjetë.
GJAKU I LIRISË

Thellë nga zemra buron

shumë shtrenjtë kushton ,

i ruhet atdheut trimërisë

i dhurohet vetëm lirisë.

 

Nga trupi guron si gurra

e dhurojnë gra e burra,

e falin pleq  e të ri

gjaku jepet vetëm për liri.

 

Për gjakun e lirisë dot

nuk qahet s’derdhet lot,

si duan lotët trimat dëshmorë

gjaku i lirisë thurrë kurorë.

EMRIN TËND

Gdhendur në rrasa gdhendur në gurë

i lagur me gjak qendisur n’flaur,

shkruar ndër varre përkundur në djepa

nga bijtë më të dashur mbushur me gjak e eshtra.

 

E plagosur shpesh mbushur me plagë

e ruajte veten e mbajte gjallë,

thurre gjerdanin, thurre kurorë

faqet e jetës plot me dasmorë.

 

Arat gjithnjë i mbolle me farë

shaminë e kuqe shpesh e lidhe n’ballë,

n’bjeshkë të larta diku n’kreshta

emrin tënd Kosovë e gjeta.

 NË PLAGË TË KISHIN LËNË

Sa kohë në plagë

në sy të dhanë,

mbi  supe të gjitha i bartë

s’mposhtem dhe jam i lashtë,

 

Plagët të rrodhën gjak

i lave me ujin e Drinit Plak,

sa herë që deshën të humbin farën

ti zgjove motet e mëdha.

 

Arat thanë ti lënë djerrina

të heshtura të jenë koburja e martina,

plisi i valles shekullore

rrënjët thellë i ka në këto troje.

 

Sa kohë në plagë të kanë dhënë

plagët tua në varg të tmerrit,

sa kohë në plagë të kanë lënë.

NË BALLË TË OXHAKUT

N’ballë t’oxhakut

t’i hoqën plagët t’i hoqën rrudhat,

ta ruajtën sofrën ta ruajtën pragun

ta mbrojtën nderin ta mbrojtën konakun

në ballë t’oxhakut.

 

Në ballë të oxhakun ngritur nga vdekja

o s’falet kjo tokë o kurrë o kurrë,

s’falet nderi e s’turpërohet fisi

rrënjët e thella i kka lisi.

 

Shumëherë në oxhak

u ruajt trungu u ruajt foleja,

harruan se me shekuj këtu ka një prag

shumëherë vdiset për një oxhak.

 ARBËRISË

 

Sa herë të kapi ty fortuna

e ti prekën oxhaqet n’kulla,

sofrën shtruar s’deshën ta lenë

e gjallë u mbajte ti o nënë.

 

Kur të mbuloi mjegulla e të ra në sy

kur deshën edhe emrin për ta shly,

kur  t’u shtuan shumë brenga e halle

e fortë u mbajte o nënë e madhe.

 

Mbahu nënë ngrite kokën përpjetë

s’të lanë bijtë kurrë për të vdekë,

s’do t’numërohen nënë kurrë këto varre

rritu nënë në këto troje ti oj nënë e madhe.