“Kombëtarasi” intelektual që patriotizmin e ushtoi përmes krijimtarisë.
Si të gjithë bashkëatdhëtarët në trojet amë edhe Nehati nuk do të veçonte nga shtypja e çizmes së inkuzicionit serb. I rritur mes vështirësive të të qenit shqiptar në një vend thellësisht represionist, ndaj popullsisë autoktone shqiptare, Nehati do të përdorte për “pushkë” penën për të ruajtur dinjitetin dhe personalitetin shqiptar, duke qenë një sfidant dinjitoz për përballimin e shtypjes së një regjimi tashmë të mirënjohur jo vetëm në rajon, por në gjithë Botën, sikur ishte ai titist dhe më pas ai sllobodanist . Natyrshëm ka qenë fat jo vetëm për Orizaren, por për gjithë komunitetin autokton të ish Maqedonisë, po pse jo edhe për vetë kombin tonë që ka patur në llogore një luftëtarë të penës dhe dijes sikur kalibri i publicistit, poetit, prozatorit, profesorit që gjithë jeten ja përkushtoi edukimit arsimor dhe patriotik të një brezi të rritur nën represionin serb Krijimtaria dhe jeta e profesorit është nga më të larmishmet dhe e shumtë në numër, por kontributi i profesorit nuk matet me numërin e krijimeve dhe kontributin arsimor të tij, por me atë të edukimit të dhjetra brezave me ndjenjën kombëtare dhe patriotike, me ruajtjen e boshtit nacionalist dhe kombëtar të atyre brezave që duhet të rriteshin si ish Jugosllavë dhe njëherazi duhet të ruanin identitetin shekullor si Shqiptarë që rriteshin dhe jetonin në autoktoninë Ilire dhe këtë edhe Zoti nuk do ta pëzgjidhte sikur vete Zoti ja dhuroi shqiptarëve të ish Maqedonisë, MESUESIN DHE PATRIOTIN NEHAT JAHIU
Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje,të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë,recensione , tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është prezantuar në shumë përmbledhje poetike në trojet tona dhe në diasporën shqiptare.Nehat Jahiu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në Neë-York. Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij të lindjes, në Orizare. Përmbledhjet poetike ku janë prezantuar veprat e Nehat Jahiut: Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup,2009). Sokol Demaku:“Baladë e përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010. Milazim F.Kadriu:“Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini:“Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala:“Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku:”Antologjia poetike për Qerim Arifin“Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji ( Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017,” Poetët për një mendimtar”-2018.Nehat Jahiu ka qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare.
Veprat e Nehat Jahiut:
- “Në sytë e tu” -1982
- “Ura prej zemrave” -1985
3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
4.”Të pret malli që na treti” -1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
8.“Epitaf lirie” – 2000
9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10.“Huti mbi çati” -2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” – 2008
12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
14.“Rrugës së drejtë” -2011
15.“Zana dhe Guri” -2011
16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” – 2012
17.“Te ura e gjyshes” – 2012
18.“Rreze në dritare” – 2013
19.“Krahët e fluturës”- 2013
20.“Hëna u bë nuse” – 2013
21.“Kënga e zogjve” – 2013
22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014
23.“A vjen liria“-2016
24.“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016
25.“Biri i shqiptarisë”-2016
26.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)
27.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
28.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)
29.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
31.“Opinione”-Bukuresht -2017
- “ Zilet e një jete” -2017
33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017
35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36.” Mos m`i prek plagët”-2017
- “ Në hap me kohën”- 2018
- “ Aforizma autoriale”-2018
39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-2018
- “ Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
- “ TahirSinani” – Antologji poetike- 2018
42.” Fjala ime”- 2018
43.” Stina e zogjve”- 2018
LISIN
E prenë lisin në degë
trung e rrënjë mbet,
rrënjët n’tokë i shtrëngoi
thell në dhe i lëshoi .
Sa herë gjaku pikoi mbi lis
u mbush trungu me degë e pip,
sa herë degën e shkurtuan
rrënjët trungut iu forcuan.
E prenë lisin e na e shpuan
po për tokë s’mund e shtruan,
u mbush lisi plot me degët
trupin lart e lëshoi përpjetë.
GJAKU I LIRISË
Thellë nga zemra buron
shumë shtrenjtë kushton ,
i ruhet atdheut trimërisë
i dhurohet vetëm lirisë.
Nga trupi guron si gurra
e dhurojnë gra e burra,
e falin pleq e të ri
gjaku jepet vetëm për liri.
Për gjakun e lirisë dot
nuk qahet s’derdhet lot,
si duan lotët trimat dëshmorë
gjaku i lirisë thurrë kurorë.
Gdhendur në rrasa gdhendur në gurë
i lagur me gjak qendisur n’flaur,
shkruar ndër varre përkundur në djepa
nga bijtë më të dashur mbushur me gjak e eshtra.
E plagosur shpesh mbushur me plagë
e ruajte veten e mbajte gjallë,
thurre gjerdanin, thurre kurorë
faqet e jetës plot me dasmorë.
Arat gjithnjë i mbolle me farë
shaminë e kuqe shpesh e lidhe n’ballë,
n’bjeshkë të larta diku n’kreshta
emrin tënd Kosovë e gjeta.
Sa kohë në plagë
në sy të dhanë,
mbi supe të gjitha i bartë
s’mposhtem dhe jam i lashtë,
Plagët të rrodhën gjak
i lave me ujin e Drinit Plak,
sa herë që deshën të humbin farën
ti zgjove motet e mëdha.
Arat thanë ti lënë djerrina
të heshtura të jenë koburja e martina,
plisi i valles shekullore
rrënjët thellë i ka në këto troje.
Sa kohë në plagë të kanë dhënë
plagët tua në varg të tmerrit,
sa kohë në plagë të kanë lënë.
N’ballë t’oxhakut
t’i hoqën plagët t’i hoqën rrudhat,
ta ruajtën sofrën ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin ta mbrojtën konakun
në ballë t’oxhakut.
Në ballë të oxhakun ngritur nga vdekja
o s’falet kjo tokë o kurrë o kurrë,
s’falet nderi e s’turpërohet fisi
rrënjët e thella i kka lisi.
Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu u ruajt foleja,
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak.
Sa herë të kapi ty fortuna
e ti prekën oxhaqet n’kulla,
sofrën shtruar s’deshën ta lenë
e gjallë u mbajte ti o nënë.
Kur të mbuloi mjegulla e të ra në sy
kur deshën edhe emrin për ta shly,
kur t’u shtuan shumë brenga e halle
e fortë u mbajte o nënë e madhe.
Mbahu nënë ngrite kokën përpjetë
s’të lanë bijtë kurrë për të vdekë,
s’do t’numërohen nënë kurrë këto varre
rritu nënë në këto troje ti oj nënë e madhe.