Me sa duket, pjesmarrja në “Festivalin e Kanës” i ka sjellë Ermalit dhe Elvanes dhe disa ditë të mira pushimi mes luksit. Aktori i humorit, Mamaqi ka ndarë një video në rrjete sociale ku duket jahti luksoz me të cilin paskan kaluar një pjesë të mirë të kohës.
Nën shoqërinë e Roland Lekajt, modelit shqiptar me origjinë nga Lezha që jeton prej vitesh në Kinë që pas martesës me një biznesmene miliardere nga Kina, Ermali dhe Elvana kanë marrë pritjen e dëshiruar në Kanë. Brenda jahtit që mesa duket është nën pronësinë e miliarderit, Roland Lekaj, po ndiqej filmi i shumëpëerfolur “Dz gisht mjaltë”.
“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti shef “Dy gisht mjaltë” në varkë”, – shkruan Ermal Mamaqi në videon ku ka etiketuar dhe modelin shqiptar Roland Lekaj.
Risjellim në vëmendje se modeli me origjinë nga Lezha u bë i njohur që pas dhurimit të 1.6 milion eurove në Amfar, për bamirësi, duke blerë një fustan.